5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga Shqipëria, në Mal të Zi, Kroaci dhe Greqi/ Sa kushtojnë apartamentet...

Nga Shqipëria, në Mal të Zi, Kroaci dhe Greqi/ Sa kushtojnë apartamentet në bregdetin e rajonit?

Turistët nga rajoni kërkojnë të blejnë më së shumti prona të paluajtshme në Mal të Zi, por vitet e fundit ka një interes në rritje në bregdetin shqiptar dhe atë kroat.

Në fushën e tregut të pasurive të paluajtshme blihen më së shumti apartamente dhe në përqindje pak më të vogël vila.

Budva është një nga qytetet më të famshme malazeze, kështu që çmimet për metër katror janë në përputhje me këtë. Së bashku me Tivat dhe Herceg Novi, ajo i përket lokacioneve më të shtrenjta.

Një metër katror arriti vlerat mbi 2000 euro, kështu që në vitin 2022 çmimet e një metri katror u rritën me 40%.

Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se çmimi i apartamenteve në këtë vend ka rënë për të tretin tremujor radhazi. Tani është 1389 euro.

Banesat janë një biznes shumë fitimprurës dhe popullor në Mal të Zi, por edhe në të gjithë bregdetin në përgjithësi. Çmimi për një natë është mesatarisht nga 25 deri në 70 euro, në varësi të afërsisë me plazhin.

Nëse dikush mund të përballojë një pronë 100 metra katrorë buzë detit, për shembull, në Herceg Novi, mund ta bëjë këtë për 280,000 euro dhe të shijojë pamjen e detit të hapur nga tarraca e madhe.

Bregdeti kroat ka çmime më të larta krahasuar me destinacionet e tjera të propozuara. Për shembull, një apartament prej rreth 42 metrash katrorë në Rijekë ofrohet me 116,000 euro dhe një apartament pak më i madh prej 50 metrash katrorë për rreth 155,000 euro.

Në Rovinj, një apartament 42 metra katrorë kushton 145,000 euro. Natyrisht, në këtë zonë ofrohen një numër i madh i shtëpive dhe apartamenteve luksoze, çmimet e të cilave shkojnë në disa qindra mijëra euro dhe shpeshherë i kalojnë milionat.

Në periudhën e pas pandemisë, Saranda u vizitua masivisht nga turistë të shumtë serbë. Disa të dhëna tregojnë se investitorët nordikë investojnë shumë këtu dhe se vetë vendndodhja gjeografike spikat si një nga avantazhet, sepse ata janë të lidhur shumë mirë me vendet fqinje si nga toka ashtu edhe nga ato detare.

Një apartament 67 metra katrorë, 150 metra nga deti në Sarandë kushton 55,000 euro sipas raportimeve të mediave serbe. Një apartament më i madh prej 81 metrash katrorë kushton 115,000 euro. Por ka dhe prona prej 27,000 euro si në zonën e Shkëmbit dhe Kavajës në Durrës, vetëm 5 minuta larg plazhit dhe shëtitores.

Turistët e Ballkanit i duan detet greke dhe shpirtin e tyre të veçantë mesdhetar, ndaj ka interes të madh për pronat e paluajtshme në këtë zonë. Në disa kategori, Greqia është më e lirë se Mali i Zi fqinj. Për shembull, një apartament prej 60 metrash katrorë mund të blihet në Selanik për rreth 60,000 euro. Halkidiki është një destinacion jashtëzakonisht i popullarizuar për pushime. Apartamenti 60 m2, me tre dhoma, shitet për 110,000 euro.

LEXO EDHE: A duhet ta siguroj shtëpinë? Shkrepa: Një apartament 100 m² kushton minimalisht 10 mln lekë të reja, tarifa e sigurimit 10 mijë lekë në vit

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat