SIGAL UNIQA Group Austria ka ndërmarrë vazhdimisht iniciativa të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike.
Në këtë kuadër, SIGAL vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me shërbime që ofrojnë mundësi fantastike.
Një prej tyre është edhe shërbimi “TeleShëndet”, i cili sjell mjekun në celularin tuaj gjatë 24 orëve të ditës, kudo që ju ndodheni.
Mbulimet:
- Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
- Deri në 2,000 euro shpërblim monetar në rast diagnostikimi me sëmundje malinje
- Deri në 1,000 euro shpërblim monetar në rast ndërhyrje kirurgjikale
- Check up 1 herë në vit
- Vizitë okulisti falas
- Xhama syzesh me zbritje
- Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
- Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
- Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET
Çmimi – 10,000 Lekë në vit për person
Por jo vetëm kaq, “TeleShëndet” ju mund ta përdorni gjatë gjithë qëndrimeve tuaja jashtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, ju mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.
Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.
Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.
Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshëndet.al
Jeta është e mbushur me surpriza ndaj të kesh mjekun kudo dhe kurdo me vete është një privilegj i madh…
Për më shumë informacione:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku