13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshon video-survejimi në 6 pika doganore/ Sistem i ri kamerash e lexues...

Ndryshon video-survejimi në 6 pika doganore/ Sistem i ri kamerash e lexues targash

Pikat doganore të vendit do të ketë një sistem të ri kamerash për monitorimin e hyrje-daljeve. Aktualisht në degët doganore janë të instaluara sisteme CCTV të cilat janë të vjetra dhe me rezolucion të ulët ndërsa kamerat LPR, të cilat bëjnë leximin e targave, nuk ofrojnë performancën e duhur dhe shpesh shfaqin gabime në leximin e tyre.

Projekti i përmirësimit të sistemit të video survejimit, faza e tretë do të aplikohet në 6 pika doganore, përkatësisht në Qafë Botë, Porto Romano, Muriqan, Sarandë, Aeroporti Kukës dhe Bllatë.

Ky projekt, me fond limit 108 milionë lekë ka për qëllim implementimin e një sistemi modern për monitorimin e pikave doganore, i cili do të ofrojë mundësi integrimi me produkte CCTV nga prodhues të ndryshëm, por duhet të integrohet dhe me sistemin e ri qendror për menaxhimin e videove.

Qëllimi kryesor i kësaj kontrate është instalimi dhe konfigurimi i sistemit të monitorimit me kamera në ambientet brenda dhe jashtë Degëve Doganore dhe integrimi me sistemin ekzistues.

Referuar dokumenteve të tenderit të shpallur, sistemi i video-survejimit duhet të jetë i teknologjisë së lartë dhe modern, për shkak të rëndësisë së lartë të këtyre objekteve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat