18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Ndoshta faj i ndryshimeve klimatike"/ Meteorologu i njohur bën paralajmërimin e frikshëm:...

‘Ndoshta faj i ndryshimeve klimatike”/ Meteorologu i njohur bën paralajmërimin e frikshëm: Tokat nuk thithin më shi

Moti i keq ka goditur sërish Italinë, veçanërisht zonën e Macerata-s.

Ditën e djeshme një shi i dentur, i cili zgjati përgjatë tre ore, shkaktoi përmbytje të rrugëve, banesave si dhe shkatërrim i pemëve.

Përmbytje kishte veçanërisht në Macerata, Pollenza dhe Tolentino.

Situata është kritike veçanërisht në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta ku ka disa njerëz të evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave.

Meteorologu Lorenzo Tedici, tha se zonat më të prekura janë përkatësisht Deti i Poshtëm Tirren dhe Emilia Romagna.

Sipas tij, vendi është duke u përballur me një fazë të jashtëzakonshme të motit, duke shtuar se një periudhë e tillë me shi nuk ka ndodhur përgjatë 20 viteve të fundit.

Në këto zona të vendit tonë ra shi, ra dhe do të bjerë në mënyrë të jashtëzakonshme. Tokat janë të ngopura, nuk thithin më shi dhe përmbytjet më të shpeshta do të ndodhin. Ndoshta edhe faji i ndryshimit të klimës”, tha ai.

Situatat kritike ndodhën veçanërisht në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku disa banorë në Borgo Sforzacosta u evakuuan.

Shqetësimet në zonë ishin të përhapura dhe probleme të veçanta pati në Pollenza dhe Casette Verdini, për shkak të përmbytjeve të rrugëve, kopshteve, bodrumeve dhe katit përdhes të shtëpive, rrëshqitjeve së baltës dhe pemëve të rëna në rrugë, ndërkohë deri më tani nuk ka persona të lënduar apo të zhdukur.

LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore, një rrezik gjithmonë e në rritje/ Mënyra më e mirë për të mbrojtur banesën, biznesin dhe automjetin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat