14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdihmon në humorin dhe tretjen e mirë, a i dini këto 4...

Ndihmon në humorin dhe tretjen e mirë, a i dini këto 4 veti magjike të bananes?

Nuk është vetëm një nga frutat më të njohur dhe më të dashur, por një thesar ushqyes që lehtëson fryrjet, parandalon diabetin e tipit 2, kontribuon në humbjen e peshës, forcon sistemin nervor dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Bëhet fjalë për bananet.

“Bananet kanë nivele të larta antioksidantësh,  që veprojnë si një mburojë për organizmin” thotë dietologia Laura Flores, e cila shpjegon se lëndët ushqyese të frutave si kaliumi, pektina, magnezi dhe vitaminat C dhe B6 , janë ato që i japin bananaes karakteristikat unike.

Si na ndihmon konsumimi i një bananeje?

1.Mbron zemrën

Bananet mbrojnë shëndetin kardiovaskular falë kaliumit , një metal dhe elektrolit që dërgon një sinjal tek qelizat nervore për të qëndruar aktive dhe për të ruajtur ritmin e zemrës. Më pas, në kombinim me përmbajtjen e ulët të natriumit , mund të veprojë si “garantues” i funksionimit të duhur të sistemit kardiovaskular duke parandaluar rrezikun e hipertensionit , sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

2. Veti antidepresive

Triptofani, i cili është me bollëk te bananet, është një aminoacid thelbësor për prodhimin e serotoninës dhe melatoninës, dy neurotransmetues të përfshirë në përmirësimin e humorit dhe rregullimin e gjumit. Përveç neurotransmetuesve, bananet kontribuojnë në gjumin më të mirë me vitaminë B6 që kanë, ndërsa magnezi që ato përmbajnë ka një efekt relaksues të muskujve .

3. Tretje më e mirë dhe humbje peshe

Mjafton vetëm një banane për të mbuluar 10% të nevojave ditore të trupit për fibra. Në të njëjtën kohë, fruti është një aleat në humbjen e peshës falë vitaminës B6 por edhe aftësisë së tij për të sjellë më shpejt ndjenjën e ngopjes .

4. Kocka të forta

Sipas një botimi në Journal of Physiology and Biochemistry, bananet janë të pasura me fruktooligosakaride, një formë e karbohidrateve të tretshme që nxit probiotikët tretës dhe shumëfishon aftësinë e trupit për të absorbuar kalcium.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat