5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNapoli fiton “Serie A” pas 33 vitesh, tifozët 'shfrenohen' me festime

Napoli fiton “Serie A” pas 33 vitesh, tifozët ‘shfrenohen’ me festime

Napoli matematikisht është kampion i Serie A për këtë sezon. Skuadra e Luciano Spalletit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Udinesen në kuadër të javës së 33-të të Serie A. Një barazim që e shpall kampion 5 javë para fundit të kampionatit, pasi tashmë janë plot 16 pikë para Lazios së vendit të dytë.

Edhe pse sfida luhej në trasnfertë, festa ka shpërthyer në Napoli në stadiumin “Diego Armando Maradona”, pasi mbi 50.000 tifozë janë mbledhur për të parë këtë sfidë në ekranet e mëdhenj të vendosura në dispozicion nga klubi. Osimhen në minutën e 52-të të sfidës do të barazonte 1-1 këtë takim.

Kaq ka mjaftuar për t’u hapur shampanja nga tifozët napolitanë, të cilët shikojnë t’iu rikthehet titulli kampion pas 33 vitesh mungesë. OSIMHEN padiskutim është heroi i kësaj mbrëmje, pasi me golin e tij i dhuroi Napolit titullin e tretë në historinë e klubit.

Një sukses i jashtëzakonshëm nga djemtë e Spalletti të cilët kurorzojnë kështu një sezon fantastik në Itali, ku kanë dominuar ndaj çdo kundërshtari në kampionat, duke mos e vendosur në diskutim për asnjë moment titullin kampion.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat