12.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMerr flakë dhoma e spitalit, humbin jetën 3 pacientë në terapi intensive

Merr flakë dhoma e spitalit, humbin jetën 3 pacientë në terapi intensive

Tre pacientë të cilët ndodheshin në kujdes intensiv në Ukrainë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri. Shkak i zjarrit ishte një qiri i ndezur për të kujtuar vdekjet nga Covid-19.

Katër persona të tjerë janë dërguar në spital me djegie të rënda.

Sipas zyrtarëve, zjarri filloi kur një qiri u ndez nga një anëtar i stafit pranë pesë përqendruesve të oksigjenit, i cili menjëherë mori flakë.

Ky zjarr është i fundit në një numër zjarresh vdekjeprurëse spitalore gjatë pandemisë.

Oksigjeni i pastër në cilindra, të cilët zakonisht gjenden në spitale dhe përdoret për trajtimin e paciantëve me Covid është shumë i ndezshëm.

Lexo edhe: Dimri trokiti, bombulat e gazit përdoren masivisht! Si të parandaloni fatkeqësitë në pronën tuaj

Shërbimet lokale të urgjencës thanë se “injorimi i ligjeve elementare të fizikës dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë kanë çuar në humbje të pariparueshme”.

Zyra e prokurorisë lokale po heton incidentin, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Sipas një deklarate, personat e vdekur ishin dy gra dhe një burrë, ndërsa tre mjekë kanë pësuar djegie.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat