18.5 C
Tirana
Saturday, May 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMëngjes negativ në këmbim valutor, monedhat kryesore pësojnë rënie drastike

Mëngjes negativ në këmbim valutor, monedhat kryesore pësojnë rënie drastike

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie këtë mëngjes pas rritjes që regjistroi një ditë më parë teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq monedha europiane vijon sot të humbasë pikë teksa ka humbur sërish pikë në raport me ditën e martë duke u blerë sot me 110.5 lekë dhe duke u shitur me 111.1 lekë.

Franga zvicerane duket sikur ka rikuperuar disi pikë në raport me dje teksa e ka nisur ditën pozitivisht duke u blerë sot me 112.5 lekë dhe duke u shitur me 113.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq pas një rritje të konsiderueshme ditën e djeshme ka shënuar një zbritje të kuotës këtë mëngjes teksa blihet sot me 126.5 lekë dhe shitet me 127.7 lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat