30.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMë i përhapuri në Shqipëri/ Cilat janë simptomat e kancerit të mushkërive

Më i përhapuri në Shqipëri/ Cilat janë simptomat e kancerit të mushkërive

Kanceri që prek mushkëritë përbën një nga sëmundjet më të rënda, të cilat po përhapen me ritme shumë të shpejta në botë.

Njohja dhe kuptimi i simptomave të tij janë thelbësore për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm.

LEXO EDHEKanceri, shkaku kryesor i vdekjeve tek nën 65-vjeçarët/ Në Shqipëri shumë fatalitete edhe nga zemra

Simptomat për kancerin e mushkërive janë të ndryshme, por ka raste kur ato ngatërrohen me simptomat e sëmundjeve të tjera më të lehta, për shkak të ngjashmërisë.

Kollë e pashpjegueshme

Shenja e parë e kancerit të mushkërive mund të jetë një kollë e përhershme, e pazakontë, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës.

Dhimbje në kraharor

Dhimbja në kraharor e cila përkeqësohet sapo mbusheni thellë me frymë, kur kolliteni ose kur qeshni mund të jetë një simptomë tjetër e kancerit të mushkërive. Dhimbja zakonisht përfshin zonën e kraharorit, të shpatullave dhe atë të shpinës.

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e vazhdueshme e vështirësisë për t’u mbushur me frymë është një tjetër shenjë. Kjo shenjë bëhet më e evidentueshme ku jeni duke zhvilluar një aktivitet fizik. Nëse ndjeni lodhje dhe vështirësi të theksuara në frymëmarrje gjatë aktiviteteve tuaja të përditshme, që mund të jenë shumë minimale, atëherë kjo është një shenjë alarmi e cila nuk duhet injoruar.

Humbja në peshë dhe mungesë e oreksit

Mungesa e oreksit dhe rënia në peshë është një tjetër shenjë që duhet t’ju bëjë të reflektoni. Nëse ndodh një rënie e papritur dhe e pashpjegueshme në peshë, e shoqëruar kjo me humbje të oreksit, mund të tregojë një prani të kancerit të mushkërive.

Kollë e shoqëruara me gjak

Simptoma e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është kolla e vazhdueshme, por me gjak. Edhe nëse sasia e gjakut është e vogël dhe mund të duket si diçka jo alarmante nuk duhet ta konsideroni si të tillë, pasi është një simptomë që duhet marrë menjëherë në vëmendjen e kontrollit nga mjeku.

LEXO EDHE: “Frika ime më e madhe, diagnostifikimi me tumor”/ Çfarë shkruan gazetari dhe zgjidhja që gjeti

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 5 persona në botë zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre. Ndërsa Shqipëria renditet një ndër vendet me incidencë të lartë të rasteve me sëmundjet tumorale duke regjistruar 161 raste për 100 mijë banorë.

Gjatë një viti në botë regjistrohen afro 20 milionë raste të reja me kancer. Ndërsa gjatë vitit 2023 në Shqipëri u diagnostikuan mbi 6,500 mijë raste të reja.

Aktualisht kanceri më i përhapur në vendin tonë mbetet ai i mushkërive.

LEXO EDHE: Dedikuar sëmundjeve të rënda/ “Jetë Plus”, siguracioni unik që mundëson kurimin në spitalet më të mira në botë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat