8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreLimonët rriten natyrshëm dhe banorët me asnjë problem shëndetësor, prej 40 vitesh...

Limonët rriten natyrshëm dhe banorët me asnjë problem shëndetësor, prej 40 vitesh provinca nën vëzhgim shkencor

Është një vend me korije dhe tarraca limoni, një fllad malor çuditërisht i ngrohtë dhe mban njerëzit më të shëndetshëm në botë. Po flasim për “Liome Sul Garda”, një fshat piktoresk peshkimi i vendosur në brigjet e liqenit Garda në rajonin verior të Lombardisë të Italisë, ku jetojnë rreth 1000 banorë.

Është vendi më verior në të gjithë botën ku limonët rriten natyrshëm dhe ka një klimë jashtëzakonisht të butë, duke marrë parasysh vendndodhjen e tij në ‘këmbët’ e Alpeve.

Ndoshta kjo përzierje faktorësh është ajo që ka çuar në pretendimet e fshatit për një “eliksi” sekret për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.

Shumë vendas me sa duket janë të bekuar me aftësi të shkëlqyera tretëse që i lejojnë ata të hanë shumë ëmbëlsira e yndyra dhe sërish të mos kenë probleme shëndetësore.

Për 40 vjet, njerëzit e ‘Limone sul Garda’ kanë qenë nën vëzhgim shkencor, por vetë banorët shprehen se kjo është gjenetike. Edhe shkencëtarët mendojnë se është një gjen në ADN e banorëve që i lejon ata të mos vuajnë nga probleme kardiovaskulare dhe mpiksjet e gjakut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat