16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKush është Adani Group, konglomerati i fuqishëm që po 'fundoset' në bursë...

Kush është Adani Group, konglomerati i fuqishëm që po ‘fundoset’ në bursë me 70 miliardë dollarë humbje brenda javës

Njeriu më i pasur i Azisë është në qendër të një firme kërkimore, emri i së cilës ka ngjallur gjithmonë panik.

Hindenburg Research, është një studiues financiar relativisht i ri dhe i vogël në New York. Ai njihet për marrjen në studim të korporatava të mëdha që beson se janë të mbivlerësuara, mashtruese apo të dyja këto cilësi.

Javën e kaluar Hindenburg habiti investitorët kur publikoi një raport të bazuar në atë që ishte hetuar prej dy vitesh mbi Adani Group, një prej konglomerateve më të mëdha shumëkombëshe të Indisë.

Raporti që përfshiu rreth 70 miliardë dollar në vlerën e tregut në kompaninë Adani Group, po ringjall shqetësimet për qeverisjen e koorporatave të grupit, si dhe po ndez debatin për rolin shpesh kaotik të Hindenburg në tregjet financiare.

Por kush është Adani Group dhe për çfarë akuzohet?

Gautam Adani është një manjat 60 vjeçar që themeloi Adani Group rreth 30 vite më parë, duke e kthyer atë në operatorin më të madh portual të Indisë. Në të përfshihen biznese që merren me infrastrukturën dhe prodhimin e energjisë. Ai u bë njeriu më i pasur i Indisë një vit më parë dhe për pak kohë ia kaloi edhe Jeff Bezos, duke u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë.

Raporti i Hindenburg akuzon konglomeratin dhe vetë Adani Group si mashtrimin më të madh në historinë e koorporatës.

Hindenburg e akuzon kompaninë për manipulim të aksioneve dhe mashtrim kontabël që ka ndodhur përgjatë këtyre 3 dekadave. Hindenburg tha se aksionet e Grupit Adani janë mbivlerësuar masivisht, ndërkohë që në një deklarata kompania e cilësoi raportin si një gënjeshtër.

Që nga publikimi i raportit të Hindenburg javën e kaluar, grupi ka humbur më shumë se 70 miliardë dollarë të vlerës së tij të tregut të aksioneve. Pasuria personale e Adanit ka rënë gjithashtu me rreth 30 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, megjithëse ai mbetet ndër njerëzit më të pasur në planet, me 92 miliardë dollarë në emër të tij.

Çfarë pritet të ndodhë?

Avokati i Adan Group tha se kompania pritet të ndërmarrë veprime ligjore kundër Hindenburg. Deri atëherë bursa e kompanisë është përgatitur për luhatje të frikshme të aksioneve të kompanisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat