15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKorriku, rekord automjetesh të regjistruara/ Ja shtetet që sjellin më shumë makina...

Korriku, rekord automjetesh të regjistruara/ Ja shtetet që sjellin më shumë makina në Shqipëri

Muaji korrik shënoi numrin më të lartë të regjistrimit automjeteve të reja në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Vetëm në muajin që lam pas, sipas të dhënave zyrtare të kësaj drejtorie, u regjistruan 7,985 mjete.

Sa i përket 7 mujorit të parë të këtij viti, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor u regjistruan 42,238 mjete.

Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Korrik 2023:

-Itali 23%
-Gjermani 21%
-Zvicër 10%
-Koreja e Jugut 7%
-SHBA 5%
-Kina 4.9%.

Një rritje të ndjeshme pësuan edhe hyrjet e mjeteve elektrike.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave deri në fund të vitit 2022 në vend kishte gjithsej 639,379 autovetura, që përbënin 80.3% të totalit të mjeteve gjithsej në vend, 796,438 mjete gjithsej me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”).

Pjesa tjetër përbëhet nga “Automjetet për transport të përzier” (6,5%) dhe “Motor” (5,4%).

Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë ishte 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë.

LEXO EDHEOferta e Verës nga ‘Toyota Albania’ që nuk duhet humbur/ 2000 € ulje për çdo model ‘Yaris Hybrid’ dhe plot 10 vite garanci

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat