11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKompanitë e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut/ Mbi 6,6 milionë euro dëmshpërblime...

Kompanitë e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut/ Mbi 6,6 milionë euro dëmshpërblime gjatë korrikut, dominon sigurimi shëndetësor privat

Gjatë muajit korrik 2023, kompanitë e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, kanë paguar tek klientët e tyre 61,9 milionë denarë (mbi 1 milion euro) për shpenzime mjekësore të mbuluara nga policat e tyre të sigurimit shëndetësor.

Dëmshpërblimet janë paguar nga nëntë kompani të sigurimit jo-jetë.

Në total, gjatë muajit korrik, të gjitha kompanitë e sigurimit jo-jetë kanë paguar 409 milionë denarë, shumë e rritur me 26% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i dëmeve të paguara është rritur për 19.5%.

Në strukturën e dëmeve të paguara për të gjitha 17 klasat e sigurimit vullnetar jo-jetë, dominon sigurimi shëndetësor privat, pasuar nga sigurimi gjithëpërfshirës i automjeteve me realizim prej 60,6 milionë denarësh (985.500 euro).

Për pronën e siguruar në korrik kompanitë kanë paguar dëme në vlerë prej 25,1 milionë denarësh (408.000 euro).

Në strukturën e dëmeve të paguara, siç pritej, peshën më të madhe e zë sigurimi i detyrueshëm i automjeteve (TPL).

Siguruesit kanë paguar 234,9 milionë denarë (3,82 milionë euro) për 2251 të siguruar. Prej tyre 133,9 milionë denarë (2,18 milionë euro) janë paguar për dëmet e shkaktuara në rrugët në vend.

Për dëmet e shkaktuara në aksidente rrugore  apo aksidente jashtë vendit, të mbuluara nga “Kartoni Jeshil”, në korrik janë paguar 98,2 milionë denarë (1,6 milionë euro).

Në totalin e dëmeve të paguara për muajin korrik, “UNIQA Macedonia” ze 8,4% të totalit.

LEXO EDHE: CEO i “UNIQA Macedonia”/ Azizi: Të parët në Maqedoninë e Veriut për pagesën e dëmeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat