Siguruesit dhe risiguruesit francez përballen me humbje nga katrastofat natyrore në një shkallë të paprecedentë këtë vit, duke shtuar presionin mbi fitimet nga inflacioni i dëmeve dhe përkeqësimi i mjedisit makro-ekonomik, raporton “Fitch”.
Sipas analistëve, performanca financiare e sektorit pritet të përkeqësohet dukshëm në vitet 2022 dhe 2023.
“Fitch” vë re se humbjet si pasojë e ngricave, stuhive, thatësirave dhe zjarreve tashmë janë cilësuar si një nga rekordet më të kushtueshme më vitit 2022 për siguruesit francez të jo jetës.
Stuhitë që goditën disa pjesë të Francës ndërmjet majit dhe fillim korrikut 2022 kanë shkaktuar humbje totale të vlerësuara prej rreth 3.9 miliardë euro, sipas France Assureurs dhe zjarret në korrik dhe gusht kanë djegur tetë herë më shumë se në një vit tipik.
Për më tepër, dëmet e lidhura me motin kanë arritur një total prej 4.3 miliardë dollarë në periudhën janar-korrik 2022, sipas France Assureurs, tashmë më shumë se sa mesatarja vjetore prej 3.5 miliardë euro për periudhën 2017-2021.
Vitet e fundit, shpeshtësia dhe ashpërsia e ngjarjeve të motit po rriten për shkak të ngrohjes globale.
Vetëm në vitin 2021, humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore kalojnë 100 miliardë dollarë. Ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2022, fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 65 miliardë dollarë.
Numri i vdekjeve si pasojë e fatkeqësive natyrore u rrit në 4,300 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021.
“Ndryshimi i klimës mund të shtojëmë tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, shprehen ekspertët.
Pse nevojitet Sigurimi nga Katastrofat
Askush në botë, nuk mundet dot të parandalojë tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe fenomene të tjerë natyrorë. Por duke patur siguracionin e duhur, sado shkatërruese të jetë një fenomen natyror, dëmet, efektet dhe dhimbja që lenë pas janë më të vogla. Kjo pasi kostot financiare mbulohen nga kompanitë e sigurimeve duke që bërë që familjet ta vijojnë jetën normalisht.
Siguracionet janë një element i rëndësishëm i jetës së çdo qytetari. Asnjë shtetas europian apo amerikan nuk mund ta mendojë veten e tij, pronën e tij, shëndetin e tij pa siguracion. Ndërsa ne vijojmë ende ti konsiderojmë siguracionet si taksa. Kurrësesi jo!
Siguracioni nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë që njerëzit, bizneset dhe organizatat e përdorin për të transferuar një rrezik potencial të caktuar nga vetja tek kompania e sigurimit.
Katastrofat nuk përzgjedhin ku ndodhin dhe si ndodhin. Ato thjesht shkatërrojnë gjithçka u del përpara. Ndaj, të qënurit të siguruar është zgjidhja më e mirë…
SHQIPËRIA DHE RREZIKU NGA KATASTROFAT NATYRORE
Ndërkohë Shqipëria rezulton vendi më i rrezikuar në Europë sa i përket katastrofave natyrore.
Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të rrezikut.
Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Sigurimi i shtëpisë
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
Sigurimi i biznesit
Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit
Sigurimi KASKO
https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/
Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/
NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR: SIGAL UNIQA Group Austria
Për më shumë informacione, kontaktoni në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]