Uraganët, zjarret dhe fatkeqësitë e tjera shkaktuan 320 miliardë dollarë humbje në vitin 2024, ose rreth 35% më shumë se një vit më parë, raporton “Financial Times”.
Rreth 140 miliardë dollarë nga këto humbje u mbuluan nga sigurimet, thuhet në një raport të Munich Re, çka e bën vitin 2024 më të kushtueshmin për industrinë e sigurimeve që nga viti 2017 kur uraganet Harvey, Irma dhe Maria goditën SHBA-në.
Kjo situatë ka bërë që normat për sigurimin e pronës, shëndetit dhe jetës të rrien ndërkohë, duke ndihmuar në kompensimin e rritjes së pagesave për siguruesit.
Rreth 2/3-at e humbjeve totale globale vitin e kaluar ndodhën në Amerikën e Veriut, si dhe në Amerikën Qendrore dhe Karaibe, duke arritur në 190 miliardë dollarë. Kjo ishte një përqindje më e lartë se zakonisht, kryesisht për shkak të uraganeve “Milton” dhe “Helene”, që goditën Florida brenda dy javësh nga njëri-tjetri.
Me rritjen e temperaturës mesatare globale, viti 2024 pritet të konfirmohet nga shkencëtarët si më i nxehti i regjistruar.
Përveç të ashtuquajturave rreziqe kulmore si uraganet, rreziqe relativisht më të vogla si stuhitë “po shkaktojnë tani dëme kumulative të barasvlershme me një uragan të rëndë”, thotë Munich Re.
“Sa herë që ka një stuhi të re me erë ose përmbytje, shkaktohen më shumë humbje se 30 ose 50 vjet më parë, sepse ka më shumë asete. Ky është shtytësi kryesor i rritjes së humbjeve. Dhe në krye të kësaj, ne shohim ndryshimin e klimës duke luajtur gjithnjë e më shumë”.
LEXO EDHE: Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore