24.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar me temperatura pranverore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Janar me temperatura pranverore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Edhe për ditën e sotme (në një mënyrë jo të zakonshme për stinën) vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik edhe nesër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.

Për shkak të një kushti të vecantë meteorologjik (pa hyrë në detaje) edhe për sot në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur / mjegullinë dhe shikim tepër të reduktuar. Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajase në vlera të stinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 6m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -1 deri 11°C

në zona e ulëta -1 deri 17°C

në zona bregdetare 5 deri 17°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat