19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPuna për rrugën Shëngjin-Velipojë, Rama: Do të jetë një nga rrugët më...

Puna për rrugën Shëngjin-Velipojë, Rama: Do të jetë një nga rrugët më spektakolare të Mesdheut

Vijon puna në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë. Është kryeministri Edi Rama, ai që mëngjesin e kësaj të diele ka shpërndarë disa pamje nga punimet që po kryhen në realizimin e kësaj rruge.

Ai thotë se ajo do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse që mbart.

Po ashtu thekson rëndësinë e këtij investimi për çlirimin e mëtejshëm të potencialit të turizmit në veriun e vendit.

Dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat