6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjobë për përdoruesit e motoçikletave që nuk veshin jelek fosforeshent

Gjobë për përdoruesit e motoçikletave që nuk veshin jelek fosforeshent

Mungesa e pajisjeve të nevojshme të dallueshmërisë, nga drejtuesit e motomjeteve, është një nga problematikat që Policia Rrugore e Tiranës ndeshet shpeshherë.

Kryesisht gjatë natës, shumë shoferë motomjetesh nuk mbajnë jelekun fosforeshent, çka përbën potencial të lartë për aksidentet rrugore.

Specialistja e trafikut urban, Anxhelina Bregu, thotë për “Klan News” se kategoria që kryen më shumë shkelje nga drejtuesit e motomjeteve, janë ata që kryejnë shërbime shpërndarjeje.

Teksa tregon dhe masat administrative që shoferët ndëshkohen, efektivja thotë se kjo kategori nuk mban as kaskën mbrojtëse.

Gjatë ditëve të fundit nga Policia Rrugore e Tiranës, janë verifikuar dhe proceduar penalisht, rreth 500 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës, apo dhe për shkelje të tjera si të pa pajisur me leje drejtimi, për mangësi në dokumentacioni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat