15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ “UNIQA” kontribuese edhe në sport, vajzat e Kombëtares austriake vizitohen nga...

FOTO/ “UNIQA” kontribuese edhe në sport, vajzat e Kombëtares austriake vizitohen nga fëmijë dhe punonjës të kompanisë

Prej një viti tashmë, kompania e sigurimeve “UNIQA Insurance Group” është sponsor i Kombëtares Austriake të futbollit për femra.

Kampi stërvitor i kombëtares, në Oberwart, u vizitua edhe nga disa fëmijë futbolldashës dhe punonjës të UNIQA.

Përveç një seti fotografik me lojtarët e ekipit, Katharina Naschenweng, Verena Hanshaw, Marina Georgieva dhe Marie-Therese Höbinger, shfrytëzuan rastin për të marrë autografe nga i gjithë ekipi.

Kapitenja e ekipit, Irene Fuhrmann është veçanërisht i shqetësuar për promovimin e talenteve të rinj, veçanërisht për vajzat.

Skuadra e ka nisur me sukses ndeshjen e parë ndërkombëtare të këtij viti, që përkoi edhe me fundjavën e Pashkëve, duke fituar 3-2 përballë Belgjikës.

LEXO EDHE16 vjet UNIQA në Shqipëri/ Një markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën një moto: “jetojmë më mirë së bashku”

Kompania austriake është e pranishme edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes SIGAL UNIQA Group Austria, një emër i afirmuar tashmë në tregun e sigurimeve dhe lidere e saj që prej vitit 1999.

Njësoj si kompania mëmë, edhe SIGAL UNIQA ka dhënë dhe vijon të japë kontributin e saj në sport duke qenë ndër të tjera sponsore zyrtare e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kombëtares së Futbollit në Kosovë, Sponsor zyrtar i KOKSH, Federatave të Basketbollit në të dyja shtetet, ndërsa Superliga e Femrave në Kosovë mban emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”.

Pa harruar edhe faktin që, SIGAL UNIQA gjithashtu ka ndërtuar fusha sportive për të rinjtë në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Sporti ka një ndikim të rëndësishëm edhe Shëndetin e një shoqërie dhe ku ka Shëndet Jetohet më mirë. Ndaj, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri do të vijë të jetë pranë komunitetit të sportit edhe në të ardhmen.

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA vijon kontributin në Sport/ Tashmë Sponsor Zyrtar edhe i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat