15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFlorida e shkatërruar nga uragani "Ian", rritet numri i viktimave/ Shqipëria "e...

Florida e shkatërruar nga uragani “Ian”, rritet numri i viktimave/ Shqipëria “e zbuluar” ndaj katastrofave natyrore

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën në Florida pas goditjes së uraganit Ian, i cili shkatërrori një pjesë të madhe të shtetit amerikan. BBC raporton se janë shënuar të paktën 10 viktima, por zyrtarët parashikojnë se numri i konfirmuar mund të rritet ndjeshëm.

Joe Biden ka paralajmëruar se ky uragan mund të jetë më vdekjeprurësi në historinë e Floridës me një humbje të konsiderueshme jetësh. Ian tani po lëviz në brendësi të vendit dhe po shkon drejt Karolinës së Veriut dhe Jugut.

LEXO EDHE: Përgjegjshmëria kolektive dhe rëndësia e Sigurimit të Pronës në Shqipëri

  • Në gjysmën e parë të vitit 2022, fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 65 miliardë dollarë.
  • Shirat ekstreme disa herë në ditë dhe përmbytjet në Australi përbëjnë peshën kryesore të humbjeve për industrinë e sigurimeve prej të paktën 3.7 miliardë dollarë.
  • Shtetet e Bashkuara edhe një herë mbeten vendi me humbjet më të mëdha si pasojë e motit.
  • Numri i vdekjeve si pasojë e fatkeqësive natyrore u rrit në 4,300 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021.
  • Nxehtësia ekstreme, thatësira dhe zjarret po rriten në shumë rajone të botës, ku efektin më të madh e kanë ndryshimet klimatike dhe frekuenca e shpeshtë e këtyre ngjarjeve.

PO SHQIPËRIA?

Një studimi i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive të shkaktuara nga impakti i rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, studimi vëren se menaxhimi i rrezikut ndaj fatkeqësive natyrore është shumë i dobët në Shqipëri dhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këto vende, mbulimi i pronave të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla me siguracion në rast fatkeqësish është pothuajse inekzsistent. Përveç vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz, katastrofat natyrore kanë një impakt të konsiderueshëm në ecurinë ekonomike të vendeve të prekura.

Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, Sigurimi i Pronës nga katastrofat, vitin e kaluar kishte një volum total të primeve të shkruara bruto prej 1.74 miliardë lekësh ose rreth 4.5 milionë eurosh. Kjo përkthehet në një shpenzim mestar vjetor për sigurimin e pronës në vetëm 5 euro për frymë.

Pool-et në sigurime

Aftësia për të ndarë me efiçiencë rreziqet nga katastrofat natyrore dhe pandemitë dhe peshën e tyre në një ekonomi është thelbësore për mirëqenien dhe rritjen e ekonomisë.

Një ekonomi e shëndetshme sot në të gjithë botën nuk mund të imagjinohet pa industrinë e sigurimeve, që ndryshe konsiderohet edhe shtylla e katër e ekonomisë së një vendi.

Rritja e shpeshtësisë së katastrofave natyrore dhe të eventeve të tjera, duke përfshirë edhe krizat shëndetësore në dekadën e fundit kanë ngritur nga njëra anë pyetjet lidhur me kufijtë e sigurimeve dhe nga ana tjetër rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit të insitucioneve publike me tregjet e sigurimeve që sigurojnë dhe ndajnë këto rreziqe.

Dukuri natyrore të tilla si tërmetet, përmbytjet, cunamet apo shpërthimet bërthamore lindën nevojën për “pool-e” në sigurime.

Por çfarë është një “pool” në industrinë e sigurimeve?

Si mund të ndërveprojë shteti me kompanitë e sigurimeve për tu mbrojtur financiarisht nga ngjarje me dëme të mëdha, siç ishin tërmetet që prekën vendin tonë në vitin 2019?

‘Pool-et’ e sigurimit janë një mënyrë për të ofruar sigurim dhe mbulim me sigurim për rreziqe me një profil tejet të lartë.

Në shumë situata ekstreme vetëm kompanitë e sigurimit nuk mund të përballojnë ndërmarrjen e rreziqeve me profil shumë të lartë, por ato mblidhen së bashku për të krijuar një ‘pool’ sigurimi me asete të përbashkëta me kompani dhe partnerët të tjerë shtetërorë dhe privat për të përballuar shtrirjen e një mbulimi të tillë.

Shpesh ‘pool-et’ në sigurime përdoren si një metodë për ofrimin e sigurimeve ndaj njerëzve të cilët nuk kanë mundësi për të blerë sigurime.

Në disa raste, një ‘pool’ sigurimi ngrihet me mandat qeveritar për të krijuar një burim që do të lejojë individët apo ngjarjet më rrezik të lartë që të kenë akses në sigurim.

Ky do të ishte edhe rasti i Shqipërisë, ku shteti të bashkëpunonte me kompanitë e sigurimeve për të krijuar një ‘pool’ sigurimesh për katastrafat natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret etj për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë akses në sigurime, që të jenë të mbuluar financiarisht, dhe nga ana tjetër edhe të krijonte një lehtësi për buxhetin e shtetit, sepse dëme të përmasave të mëdha janë të papërballueshme vetëm nga shteti. Edhe nese shteti do te marre kredi ne tregun nderkombetar bankar, kostoja per pagesen e kesaj kredie do ti ngarkohet qytetareve nga taksat lokale.

Përfitimet e ‘pool-eve’?

–    ‘Mobilizojnë kapacitetet dhe asetet financiare të partnerëve të ndryshëm për ti vënë në dispozicion të mbulimit të një ngjarje madhore; Mbulimi shkon deri ne 2,000,000,000 EUR per ngjarje dhe nje mbulim I tille eshte mese I mjaftueshem per Shqiperine.

–    Ofrojnë një ekspertizë teknike dhe dije shumë më të konsoliduar, sepse në të marrin pjesë ekspertë të shumë kompanive, me dije dhe eksperienca të ndryshme.

–    Ofrojnë zgjidhjet e sigurimeve dhe të mbrojtjeve për rreziqe specifike, të cila në kushte normale nuk mund të mbulohen vetëm nga një ose dy kompani;

–    Mundësojnë rregullimin e tregut, duke shmangur monopolin dhe disbalancat e krijuara si pasojë e ‘luftës’ për treg të kompanive;

–    Ofrojne prime me te uleta ne rastin e sigurimit te plote te pronave te te gjithe qytetareve.

Çfarë ndodh në botë?

Në botë, autoritetet publike janë në favor të këtyre llojeve mbulimesh për të mbrojtur njerëzit nga humbjet kolosale për shkak të katastrofave natyrore, dhe të eventeve të tjera madhore dhe për të reduktuar presionin mbi buxhetin e shtetit. Franca, Turqia, Irani, Australia, Algjeria, një pjesë e madhe e shteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shembuj që tregojnë se si janë bashkuar kapacitetet dhe asetet për të krijuar një ‘pool’ për mbulimin e rreziqeve që i përkasin katastrofave natyrore.

Në këtë aspekt, shteti mund të ndërhyjë qoftë në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nëpërmjet një risiguruesi kombëtar apo një organizmi të dedikuar, apo drejtëpërdrejtë duke ofruar një garanci për ‘pool-in’ apo një kapacitet shtesë përveç asaj të mobilizuar nga vetë ‘pool-i’.

Shembujt e ‘pool-eve’ për katastrofat natyrore

Pool-i Francez

Ky sistem i ofron të gjithë të siguruarve mbrojtje kundër katastrofave natyrore. Që kjo garanci të jetë efektive, duhet të deklarohet gjendja e katastrofës natyrore me një dekret ndërministror. Skema e ngritur është një sistem reciprociteti: çdo kush që ka marrë në sigurim një pronë, ndërprerje biznesi apo policë për sigurimin motorrik kërkohet që të paguajë kontribute edhe nëse ai person nuk është i ekspozuar. Mbulimi financohet nga një prim shtesë, si një tarifë standarte, mbi politikat e  sigurimeve motorrike, si edhe në policat e sigurimit të pasurisë.

Pool-i Algjerian

Në Algjeri, sigurimi nga katastrofat natyrore ka qenë i detyrueshëm që nga 1 shtatori 2004. Mbulohen katër evente: tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut. Shteti duhet të deklarojë situatën e katastrofave natyrore. Garancia i shpërndahet të gjithë siguruesve në treg, të cilët zbatojnë një tarifë të zakonshme.

Pool-i Turk 

Ndryshe nga ‘pool-et’ franceze dhe algjeriane, ‘pool’ turk mbulon vetëm rreziqet nga tërmetet. Ky mbulim i detyrueshëm është vënë në jetë që nga viti 2000. Ky ‘pool’ drejtohet nga Eureko. Shumat e mbuluara janë të kufizuara në 50,220 USD për banesat. Shumat mbi 50,220 USD mund të merren në sigurim nga siguruesit mbi baza vullnetare. Tarifat përcaktohen sipas shtrirjes së ekspozimit ndaj rreziqeve.

Pool-i amerikan

Banorët në shtetin e Kalifornisë në SHBA shpesh blejnë sigurimin e tërmetit nëpërmjet një ‘pool-i’ sigurimesh sepse sigurimi i shtëpisë në Kaliforni mund të përjashtojë në mënyrë specifike tërmetet nga rreziqet e emërtuara në policat e sigurimit.

Banorët që janë të ekspozuar nga stuhitë, tornadot apo uraganët në Amerikën Jugore mund të përfitojnë nga ‘pool-et’ e sigurimeve për të aksesuar sigurimin sepse policat e tyre të sigurimit të shtëpisë nuk i mbulojnë këto rreziqe.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:

Sigurimi i Pronës

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/

Sigurimi i Përgjegjësive

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

Sigurimi i Garancive

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-garancive/

Sigurimet Inxhinierike

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-inxhinjerike/

Sigurimet Financiare

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-financiare-sigurimi-i-bankave/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat