21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetErdhi koha për plazh, por kujdes lëkurën

Erdhi koha për plazh, por kujdes lëkurën

Muaji Maj i dedikohet ndërgjegjësimit për parandalimin e tumoreve të lëkurës dhe në mënyrë të veçantë, melanomës.

Me ardhjen e verës dhe me dëshirën për t’u relaksuar nën rrezet e diellit, bëhet e nevojshme të rikujtojmë se sa e nevojshme është të mbrojmë lëkurën tonë.

Përgjatë vitit 2022 vlerësohet se diagnozat e reja të melanomës arritën mbi 12 mijë raste në nivel botëror.

Kanceret e lëkurës shpesh nënvlerësohen, pasi jo të gjitha format janë vdekjeprurëse. Megjithatë, duke qënë forma tumorale, është i nevojshëm parandalimi nëpërmjet kontrolleve periodike te dermatologu dhe gjithashtu një mbrojtje korrekte nga rrezet e diellit.

Melanoma është një nga llojet e kancerit të lëkurës që formohet nga qelizat e lëkurës të quajtura melanocite, të cilat i japin lëkurës ngjyrën e saj. Ajo shfaqet në formën e një nishani, por jo të gjithë nishanët tregojnë për melanomë.

Një faktor kyç në vëzhgimin e një nishani për shenjat e melanomës është kontrolli i disa karakteristikave klinike të gjendjes së tij:

  • Forma asimetrike, e tillë që dy gjysmat e nishanit të kenë forma të ndryshme;
  • Kufiri i parregullt, i tillë që nishani të mos ketë një formë të mirëpërcaktuar;
  • Ndryshimi i ngjyrës, ngjyra johomogjene ose të larmishme:
  • Diametri, kur ndryshon madhësia e nishanit ose kur ka diametër më të madh se 6 milimetra;
  • Zhvillimi, nëse nishani ndryshon me kalimin e kohës ose shfaq simptoma të tjera si kruajtje ose gjakderdhje.

Prandaj është e domosdoshme që të paktën një herë në vit t’i nënshtroheni një ekzaminimi klinik dermatologjik dhe një ekzaminimi dermoskopik, i cili lejon vlerësimin specifik të nishaneve në pak minuta.

Vizita është edhe më e rëndësishme për subjektet që paraqesin faktorë rreziku si:

  • Raste të melanomës në familje (mendohet se 5% e rasteve të melanomës janë të trasmetuara gjenetikisht);
  • Prezenca e një numri të madh nishanesh (më i madh se 50), ose prania e nishaneve të mëdha të pranishme që në lindje;
  • Përdorimi i solarëve, sidomos te personat me lëkurë më të bardhë, me nishane dhe njolla;
  • Ekspozimi intensiv dhe me ndërprerje në diell;
  • Histori e djegieve të mëparshme nga dielli, veçanërisht nëse shoqërohet me shfaqjen e flluskave. Për të ulur rrezikun, është e nevojshme të shmangni djegien nga dielli, veçanërisht në moshën 15-16 vjeç.

Parandalimi, së bashku me diagnostikimin e hershëm dhe ndërhyrjen terapeutike në kohë, përfaqëson mënyrën më të mirë për të fituar betejën kundër kancerit të lëkurës.

Përveç anës shëndetëosre dhe emocionale që shoqëron një sëmundje tumorale, i sëmuri përballet edhe me rrezikun që vjen nga faturat e larta spitalore.  Në këto kushte, SiCRED ofon mbrojtje edhe në këto raste.

Sigurimi anti-Tumor nga SIGAL UNIQA është një siguracion shëndetësor dedikuar sëmundjeve të rënda (përfshirë melanonëm).

Ky siguracion është një mburojë për të siguruarin, në rast të shfaqjes së sëmundjeve tumorale malinje dhe beninje.

Përfitimet e siguracionit “Sigurimi anti-Tumor”:

  • Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.
  • Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.
  • Mund të sigurohet çdo person nga 0-80 vjeç
  • Blihet kudo ku ka shqiptarë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
  • Mund të porositet edhe Online në sigal.com.al

Merrni masat paraprake për shëndetin tuaj!

Kontaktoni për të mësuar më tepër dhe për t’u pajisur me sigurimin më të përshtatshëm për nevojat tuaja:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat