13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy aksidente në Tiranë e Lezhë, makinat përplasin këmbësorët

Dy aksidente në Tiranë e Lezhë, makinat përplasin këmbësorët

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Lezhë-Milot.

Në përpjekje për të kaluar rrugën, një këmbësore është përplasur nga një automjet tip Benz.

E dëmtuara është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili ka aksidentuar një të mitur duke drejtuar automjetin e tij.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë D.Sh, 20 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar.

11-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHEPagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat