26.5 C
Tirana
Saturday, May 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDrafti i basteve online / S’ka më para cash, 15% ‘tatim’ shkon...

Drafti i basteve online / S’ka më para cash, 15% ‘tatim’ shkon në Fondin e Posaçëm

Pas njoftimit të pak ditë më parë, projektligji “Për bastet online” tashmë është publikuar në Konsultimet Publike ku respektivisht janë dhe ndryshimet nga ligji aktual i basteve sportive.

Çdo person jurdik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, të cilët kërkojnë të pajisen me licencën duhet të përmbushin kriteret sa më poshtë:

  • Duhet të jetë shoqëri aksionere me seli në Republikën e Shqipërisë si dhe të jenë të regjistruar pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit.
  • Shuma e kapitalit të mos jetë më pak se 20 milionë lekë, gjithashtu kërkohet dhe deklarimi i burimit të kapitalit që do të investohet për ushtrimin e kategorisë “Baste Sportive Online”.

Në projektligj theksohet se: “Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120,000,000 lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Ndërsa për krijimin e garancive për shlyerjen e detyrimeve periodike karshi AMLF-së, organit tatimor etj, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”.

Ndërkohë një nga ndryshimet në këtë draftligj është se organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” do të derdhinin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15% të të ardhurave bruto nga loja.

Ndërkaq, krahas detyrimit tatimor, organizatorët e kategorive “Kazino”, “Kazino në hotele me 5 yje” dhe “Resort kazino”, brenda 31 marsit të vitit pasardhës duhet të derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm shumë 0.4% të xhiros vjetore.

Ajo që vihet në dukje është fakti se organizatori e ka detyrim të regjistrojë çdo lojtar që do të marrë pjesë në baste sportive online si dhe të marrë e të ruajë të dhëna për identitetin e tyre për të paktën 3 vjet. Po ashtu organizatorit i ndalohet të pranojë para në dorë nga lojëtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar sipas ligjit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat