Kryeministri Edi Rama ka dhënë informacion në lidhje me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e 3 anti-Covid.
Bëhet fjalë për katër kategori.
Së pari janë të gjithë të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, më pas personelet shëndetësore, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.
Por kur duhet marrë doza e tretë?
Në videon shpjeguese që ka shpërndarë kryeministri Edi Rama, thuhet se doza “booster” duhet marrë jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë.
Lexo edhe: Austria pritet t’i izolojë të pavaksinuarit
Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 18,000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur.
Prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.