15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDollari e mbyll pozitivisht javën, ja me sa këmbehen monedhat kryesore sot

Dollari e mbyll pozitivisht javën, ja me sa këmbehen monedhat kryesore sot

Dollari amerikan ka arritur sot të kalojë pragun e 101 lekë teksa ka regjistruar rritjen e parë gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me 101.1 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë këtë fund jave duke e mbyllur këtë javë negativisht dhe duke u blerë sot me 110.5 lekë dhe duke u shitur me 111.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar rritje këtë mbyllje jave teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 112.8 lekë dhe është shitur me 113.7 lekë në raport me një ditë më parë duke e mbyllur këtë periudhë 7 ditore pozitivisht.

Paundi britanik ndërkaq ka pasur një zbritje të kuotës teksa e mbyll këtë javë negativisht duke u blerë sot me 126.2 lekë dhe duke u shitur me 127.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat