11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiDobësohet dollari amerikan, Bitcoin-it "i buzëqesh" fati

Dobësohet dollari amerikan, Bitcoin-it “i buzëqesh” fati

Dollari amerikan është dobësuar lehtë gjatë sesionit të sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se shitjet me pakicë në SHBA rezultuan më mirë se parashikimet e analistëve. Këto të dhëna pritet t’i japin më shumë hapësira Rezervës Federale për të shtrënguar politikat monetare.

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë në SHBA, shitjet me pakicë u rritën me 3% gjatë janarit, duke u dhënë fund dy muajve me radhë në rënie.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.8, shumë pranë nivelit më të lartë në 6 javët e fundit. Ndërkohë,  gjatë sesionit të sotëm, euro ka fituar një pjesë të humbjeve, duke u ngjitur pranë 1.07 dollarëve.

Analistët shprehen se, ekonomia amerikane po performon shumë mirë dhe për këtë arsye, Rezerva Federale ka më shumë hapësira për të rritur normat e interesit.

Në këtë situatë, analistët presin që deri në korrik të këtij viti, norma bazë e interesit të arrijë në 5.2%. Në anën tjetër, paundi britanik është gjendur nën presion, pasi inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësua në 10.1%, gjatë janarit, kundrejt pritshmërive për një nivel prej 10.3%.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm dhe po tregtohet në mbi 24 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1680 dollarë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat