16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDisa shtete europiane lehtësojnë masat anti-COVID

Disa shtete europiane lehtësojnë masat anti-COVID

Në ditët në vijim Holanda do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet kundër COVID-19. Numri i të infektuarve dhe shtrimet në spital janë ulur ndjeshëm.

Baret, restorantet dhe klubet e natës do të rinisin aktivitetin e tyre normal, siç ishin para pandemisë. Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në pjesën më të madhe të vendeve publike.

Sidoqoftë, qytetarët do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit, nëse janë shëruar nga COVID-19 ose kanë test negativ.

Në muajin dhjetor për shkak të variantit Omicron, qeveria holandeze vendosi disa nga masat më të ashpra në Evropë.

Por ndërsa shumë vende po heqin kufizimet, të tjera shtete ende po luftojnë për të vaksinuar popullsinë e tyre.

OBSH bën thirrje për një nxitje më të madhe në Evropën Lindore. Gjatë dy javëve të fundit rastet e Covid-19 janë dyfishuar në gjashtë vende.

Por, një efekt pozitiv i pandemisë ishte detyrimi për të punuar nga shtëpia, duke risjellë një ndryshim në praktikat e punës.

Sipas një rishikimi të ligjeve të punës, belgët tani do të kenë të drejtën të punojnë katër ditë në javë pa humbur pagën.

Qëllimi është t’u japim njerëzve dhe kompanive më shumë liri për të rregulluar kohën e tyre të punës,” tha kryeministri Alexander De Croo.

Lexo edhe: Ja kur e heq Italia detyrimin për maskat

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat