12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Dimër si para viteve '90"/ Pezullohet lundrimi i anijeve të vogla në...

“Dimër si para viteve ’90″/ Pezullohet lundrimi i anijeve të vogla në Vlorë, shi dhe erë e fortë në Tropojë

Përkeqësimi i motit, i karakterizuar me reshje shiu dhe erë të fortë ka detyruar kapitenerinë të pezullojë sërish lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës.

Era është në  drejtimin  jug-juglindje  dhe  jugperëndim  në  forcën  5-6bft  10-15m/s, ndërsa  lartësia e   dallgëve është 0.50-1.50 metër  brenda  gjirit  të  Vlorës dhe  në  forcën 7-8  bft / 15-20m/s dhe  lartësi dallge nga  1.50 deri 3.50 metra  jashtë  gjirit të  Vlorës. Si rrjedhojë Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Sipas kapitenerisë  janë njoftuar  të  gjitha  anijet  e  peshkimit  dhe  mjetet  e  vogla  lundruese  për  situatën  e  përkeqësuar  dhe janë  marrë masat  për  sigurimin  e  mjeteve  në  vendet  e  akostuara  për  parandalimin  e  ngjarjeve  dhe situatave  gjatë datës kësaj të premteje.

Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Lexo edhe: “Dallgët e mëdha mbuluan varka, skafe e gomone”, mbroni mjetet lundruese me SIGAL UNIQA

Reshje të dendura shiu e erë e fortë në Tropojë, bien inerte në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë

Moti i keq me reshje të dendura shiu e erë të fortë ka përfshirë vendin ditën e sotme, duke sjellë problematika në Tropojë.

Si pasojë e stuhisë ka patur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë, në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec si dhe në disa akse të tjera.

Inertet janë pastruar, ndërsa qarkullimi tashmë vijon normalisht në të gjitha akset.

Deri më tani nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Korçë, fshati Panarit prej 5 ditësh pa drita! Bora e dendur ka dëmtuar rrjetin e shpërndarjes

Fshati Panarit prej ditës së hënë pa energji elektrike. Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat.

Banorët thonë se punonjësit e OSHEE janë duke punuar por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës.

Lexo edhe: Përfshihet nga flakët makina në Elbasan, ja pse na duhet Sigurimi KASKO

Sinoptikania Porja: Dhjetori me borë, kthehet dimri si para viteve ‘90

Sinoptikania Lajda Porja e ftuar në News 24 tha se kjo fundjavë mbi vendin tonë parashikohet të jetë më reshje shiu.

Ajo sqaron se e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme.

E pyetur për dhjetorin në përgjithësi, Porja është shprehur se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme.

Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe borë.

Lexo edhe: Dimri trokiti, bombulat e gazit përdoren masivisht! Si të parandaloni fatkeqësitë në pronën tuaj

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat