8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimi i energjisë nuk ndryshon për konsumatorët në nëntor, mbetet në fuqi...

Çmimi i energjisë nuk ndryshon për konsumatorët në nëntor, mbetet në fuqi tarifa e vjetër

Çmimi i energjisë do të mbetet i pandryshuar për konsumatorët edhe për muajin nëntor. Enti Rregullator i Energjisë në mbledhjen e Bordit gjatë ditës së martë ka miratuar pezullimin e tarifës 42 lekë për kilovat/orë të konsumuar mbi fashën 800 kËh për muajin nëntor.

“Në kushtet kur kostot e energjisë elektrike për muajin nentor 2022 nga FSHU-ja janë të njëjta me blerjen e energjisë përpara marrjes së vendimit të bordit, vlerësojmë se çmimet e shitjes për klientët që furnizohen në kushtet e furnizmit universal nga shoqëria FSHU sha të vijojnë të mbeten të pandryshuara.

I propozojmë Bordit të ERE-s:

Miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 kilovat orë për konsumin mbi 800 kËh për klientët familjar për periudhën 1 dhjetor -31 dhjetor.

Lënia në fuqi e çmimit të shitjes me pakicë të energjisë elektrike të FSHU sha për konsumatorët familjarë prej 9.5 lekë për kËh të miratuar me anë të vendimit të Bordit të ERE-s nr 74 dt 13.4.22 për muajin nentor 2022”.

Dy ditë më parë edhe zvënedëskryeministrja, njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës deklaroi se fasha nuk do të aplikohet për muajin nëntor, pasi pritet një përmirësim i situatës hidrike, si dhe cmimi në bursë ka rënë krahasuar me pikun që arriti në gusht.

“HUPX që është bursa parashikuese ka pasur si parashikim në fillim të muajit tetor për blerjet në muajin dhjetor 402 euro për megavatorë, ndërkohë që në fillim të nëntorit ky parashikim i së njëjtës bursë, bursës hungareze, është 289 euro për megavatëorë. Sigurisht këto nuk janë ulje të konsiderueshme nëse ne i krahasojmë me çmimet që blihej energjia në vitin 2020 apo fillim të vitit 2021 me 40 apo 50 euro, por krahasuar me 1040 euro apo krahasuar me 450 euro që blihej në shtator, një ulje nga 400 në 280 apo në 250 euro është një ulje me të vërtetë që ne do të na ndihmonte në këto momente.

Duke u bazuar mbi të gjithë faktorët që përmenda, Qeveria Shqiptare ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 kilovatorë për abonentët familjarë gjatë muajit nëntor. Kjo është një kohë për solidaritet. Në rast se të gjithë së bashku vendosëm të bashkëpunojmë, në qoftë se të gjithë së bashku, ashtu siç kemi bërë në muajin shtator dhe tetor, padyshim Qeveria Shqiptare është e angazhuar që të mos ekspozojë asnjë abonent familjar ndaj fashës 800 kilovatorë”, deklaroi Balluku.

Shqipëria ashtu si vendet e tjera të Europës prej 14 muajsh po përballet me krizën energjetike, duke u agravuar situata në muajin shkurt, pas nisjes së pushtimit rust ë Ukrainës, por i ndikuar gjithashtu edhe nga rritja e inflacionit mbarëbotëror. Çmimi më i lartë i energjisë u shënua në muajin gusht, ku arriti shifrën 1040 euro për megavat/orë./ Monitor.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat