21.5 C
Tirana
Saturday, May 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBreshëri shkakton dëme në bujqësi/ Mollët dhe perimet në Korçë të dëmtuara...

Breshëri shkakton dëme në bujqësi/ Mollët dhe perimet në Korçë të dëmtuara mbi 60%

Sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë, por edhe me perime janë dëmtuar nga breshëri i një ditë më parë në rajonin e Korçës.

Dëmet më të mëdha janë në fushën e Devollit në fshatrat Cangonj, Mançurisht, Progër dhe Vranisht.

Gjithashtu dëme të konsiderueshme në mollë ka pasur dhe në Zvirinë të Maliqit dhe në fshatrat e njësisë administrative Dvoran të Korçës.

Nga ana tjetër, fermerët tregojnë se e kanë të pamundur të investojnë për mbulimin antibreshër të sipërfaqeve të mbjella ashtu si e kanë të pamundur t’i sigurojnë në kompani sigurimesh.

Dëm i madh për bujqësinë, edhe për perimet edhe për mollë. E kam të pamundur t’i siguroj”, shprehet fermeri.

Në të gjithë qarkun e Korçës janë 3600 hektarë të mbjella me mollë dhe 2990 hektarë të mbjella me perime ndërkohë vetëm në bashkinë e Devollit janë në shumë se 685 hektarë me mollë dhe 358 hektarë të mbjella me perime.

BUJQËSIA, RREZIQET DHE SIGURIMET

Bujqësia është një sektor mjaft i ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë. Tekat e motit përbëjnë një rrezik serioz ndaj të cilave ekspozohet sektori bujqësor dhe që shkaktojnë vazhdimisht dëme të konsiderueshme.

Por edhe kur nuk janë shirat, breshëri, përmbytjet, ngricat apo thatësirat është zjarri apo ngjarje të tjera të papritura.

Dhe një nga arsyet kryesore pse fermerët apo blegtorët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa e sigurimeve në këtë sektor.

Aktualisht, produktet e sigurimit në bujqësi ofrohen nga tregu i sigurimeve, por shumë pak aplikohen nga fermerët.

Dihet që primi i sigurimit është i lidhur shumë me numrin e te siguruarve. Sa më shumë raste të jenë të siguruar, aq më i ulët do të jetë primi.

LEXO EDHE: Përmbytjet dhe bujqësia/ Hajdarmataj: Sektor me risk të lartë, si qeveria në Maqedoninë e Veriut subvencionon primit e sigurimit

Dëmet në bujqësi nuk janë dëmshpërblyer nga qeveria, prandaj specialistët thonë se ka ardhur koha që fermeri të shkojë drejt sigurimit të parcelave të tyre.

Bashkimi i fermerëve në shoqëri të përbashkëta shikohet si e vetmja mundësi që mund të garantojë prime më të ulta, mbështetje dhe më shumë siguri në produktivitetin e prodhimeve dhe shitjen e produkteve bujqësore.

Sigurimet e Agrokulturës (Bujqësi dhe Blegtori) nga SIGAL UNIQA

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Ngjarje, ndonëse të rralla, mund ta çojnë bujkun dhe fermerin drejt falimentimit, mbi të gjitha në vitet e para të investimit. Ndërsa në periudha të vështira financiare ato mund të prekin fondet tuaja rezervë  duke kërcënuar kështu sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, mund ti besoni vetëm një emri SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, i cili blen rreziqet tuaja duke ju garantuar siguri dhe qetësi.

Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar.

Çfarë mbulon ky sigurim?

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet në bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linjat dhe teknologjitë e prodhimit blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshët me vlerë të veçantë përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë mbron tuaj nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale si edhe:

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimentin e prodhimit
  • Garancinë e kontratës me investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

LEXO EDHE: Në Shqipëri, bujqësia e blegtoria nën mëshirën e motit/ Stuhitë dëmtojnë serat, dëme të pariparueshme në Fier e Berat

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat