15.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet ndjeshëm nafta dhe...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet ndjeshëm nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar ditën e sotme sërish çmimet e tregtimit të karburanteve në vend. Sipas njoftimit zyrtar, prej ditës së sotme nafta do të shitet 197 lekë për litër, benzina 189 lekë dhe 69 lekë gazi.

Referuar me vendimin e mëparshëm, Bordi i Transparencës ka ulur vetëm me 3 lekë naftën, nga 200 në 197, po ashtu është ulur me 1 lek benzinën, nga 190 në 189, ndërsa çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim.

Vendim i Bordit të Transparencës- 02.02.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

 

 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 858, -8 nga data 30.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 861, -30 nga data 30.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 107.36 (+ 0.09 nga data 30.01.2023).

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat