20.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBie numri i azilkërkuesve shqiptarë, 14% më pak për periudhën janar-shkurt 2023

Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë, 14% më pak për periudhën janar-shkurt 2023

Kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e bashkimit Europian kanë shënuar rënie gjatë 2 muajve të parë të 2023-shit.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat që krahasohen me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar flasin për 14% më pak aplikime, ose 1.675 kërkesa për azil vetëm në periudhën janar-shkurt të këtij viti.

Franca vijon të jetë shteti më i lakmueshëm për shqiptarët, me 42% të aplikimeve për shkak të praktikave dhe mbrojtjes së fortë sociale.

Duke vijuar me Gjermaninë, e cila renditet e dyta me 23%, edhe pse shumë shtetas të tjerë shqiptarë i drejtohen ekonomisë më të madhe në Europë përmes vizave të punës.

Italia renditet e treta, ndonëse dikur në vitet e para të tranzicionit ishte një nga shtetet që priti valën më të madhe të emigrantëve shqiptarë.

Sipas të dhënave nga Eurostat, për 2022-shin rezultojnë 13 mijë e 200 aplikime për azil për në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-ta.

Të tjera të dhëna nga zyra e statistikave të emigracionit, tregojnë se aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë për në Mbretërinë e Bashkuar në 2022-shin, kanë kapur nivel rekord prej 15.925 kërkesash.

Vendin e parë si azilkërkues për periudhën janar-shkurt 2023 për në një nga vendet e unionit, e zënë sirianët me 9500 aplikime, duke vijuar me Afganistanin, Turqinë, Venezuelën dhe Kolumbinë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat