14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBie efektshmëria e Pfizer me 47%, dozat e treta: Mbrojtja fillestare, e...

Bie efektshmëria e Pfizer me 47%, dozat e treta: Mbrojtja fillestare, e fortë edhe ndaj Delta

Norma e efektshmërisë së vaksinës së Pfizer me BionTech për të parandaluar infeksionin e koronavirusit ra në 47% nga 88%, 6 muaj pas dozës së dytë, sipas të dhënave të publikuara këtë javë, që agjencitë amerikane i kanë konsideruar kur vendosën për dozat e treta.  Të dhënat u publikuan në prestigjozen mjekësore Lancet. Analiza tregon se efektshmëria e vaksinës në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjes qëndron e lartë në 90% për të paktën 6 muaj, edhe kundër variantit në ngjitës Delta të koronavirusit.

Studimi sugjeron se rënia vejn prej zbehjes së efektshmërisë dhe jo prej transmetueshmërisë më të lartë të varianteve.  Hulumtues nga Pfizer dhe kompani të tjera studiuan regjistrat shëndetësorë elektronikë të thuajse 3.4 milionë njerëzve që ishin pjesë e ofruesit shëndetësor Kaizer në Kaliforninë Jugore, gna Dhjetori 2020, në Gusht 2021.  “Analiza jonë specfike ndaj varianteve tregon qartë se vaksina është efektive kundër të gjithë varianteve shqetësuese aktuale, përfshirë Delta”- tha Luis Jodar, zv/president dhe shef mjekësor tek vaksinat e Pfizer.

Efektshmëria ndaj Delta ishte në 93% në muajin e parë dhe bie në 53% pas 4 muajve. Ndaj varianteve të tjera, efektshmëria bie në 67% nga 97% që është në fillim. Administrata e Barnave dhe Ushqimeve në SHBA, ka autorizuar përdorimin e dozës së tretë nxitëse të Pfizer për të moshuarit dhe disa amerikanë në rrezik të lartë të infektimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat