8.5 C
Tirana
Wednesday, November 6, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreBashkëpunim në sektorin e sigurimeve dhe pensioneve/ Fondi SIGAL marrëveshje me “Pro...

Bashkëpunim në sektorin e sigurimeve dhe pensioneve/ Fondi SIGAL marrëveshje me “Pro Eksport Albania”

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria vijon të rritet ditë pas dite duke konsoliduar fuqishëm vendin e parë në këtë treg. Ndërkohë që nuk mungojnë as marrëveshjet e rëndësishme me aktorët e mëdhenj në fushën e biznesit dhe investimeve.

Gjatë javës që shkoi, në zyrat e Fondit SIGAL u zhvillua një takim mes CEO-s së Fondit SIGAL, z.Elvis Ponari dhe Kryetarit të Shoqatës “Pro Eksport Albania”, Edvin Prençe.
Gjatë takimit u firmos një marrëveshje bashkëpunimi që parashikohet të sjellë përfitime të mëdha për të dyja palët.

Çfarë parashikon marrëveshja?

Marrëveshja në fjalë përfshin bashkëpunim në sektorin e sigurimeve dhe në atë të pensionit vullnetar.

Benefitet do të jenë të shumta për anëtarët/bizneset dhe punonjësit e Manifakturës të veshjeve dhe këpucëve.

Çmime preferenciale për të gjitha policat e sigurimeve të automjeteve,sigurimet e pensioneve për jetën, sigurimet e pronave,lëndëve të para etj….

Çmime preferenciale për gjithë gamën e makinave Peugeot Albania – Official
Çmime preferenciale për gjithë gamën e makinave TOYOTA ALBANIA

Me mbi 30 mijë anëtarë dhe mbi 43% të tregut, Fondi SIGAL vazhdon rritjen me ritme të larta përgjatë vitit 2021 duke vendosur rekorde të reja muaj pas muaji dhe duke qenë partneri më i besueshëm në investime për shqiptarët dhe jo vetëm.

Fondi SIGAL… Mendoni për të Ardhmen tuaj duke nisur nga Sot…

Keni pyetje apo paqartësi? Zyrat e Fondit SIGAL janë gjithmonë të hapura për t’ju këshilluar. Ose mund të telefononi në numrin 067 40 26 007.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat