5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje

Banka Qendrore Europiane (European Central Bank), ka rritur normat e interesit me gjysmë pikë përqindjeje, duke i qëndruar besnike objektivit të saj për të luftuar inflacionin, pavarësisht trazirave financiare të shkaktuara nga falimentimet e bankave amerikane dhe shqetësimet për bankën Credit Suisse.

Vendimi i ECB-së për të rritur normën e saj të depozitave nga 2.5 % në 3 %, ishte në përputhje me atë që banka kishte sinjalizuar për javë të tëra.

Por këto plane u vunë në dyshim nga paniku i fundit në sektorin bankar, që disa studiues kishin menduar se do të bindte bankën qendrore, të ndalonte ose të rriste kostot e huamarrjes me një vlerë më të vogël.

Megjithatë, përcaktuesit e normave, hoqën dorë nga angazhimi i tyre për të “rritur normat e interesit në mënyrë të konsiderueshme dhe të qëndrueshme”, një shenjë që ata nuk janë të sigurt se sa më tej do të rrisin kostot e huamarrjes.

ECB ishte banka e parë qendrore e madhe, që mbajti një takim, që kur kolapsi i javës së kaluar i Silicon Valley Bank dhe Signature Bank ngriti frikën mbi stabilitetin e sistemit financiar global.

Vendimi i ECB-së do të lexohet si një test i hershëm i oreksit të politikëbërësve, për të vazhduar rritjen e normave pavarësisht stresit në sektorin bankar.

Rezerva Federale e SHBA dhe Banka e Anglisë, do të mblidhen javën e ardhshme. Analistët kanë mendime të ndara, nëse duhet të vazhdojnë të rrisin normat apo të miratojnë një qasje prit-dhe-shih, ndërkohë që po zhvillohen trazira në sektorin bankar.

Aksionet në Credit Suisse dhe banka të tjera Europiane, rifituan humbjet e mëparshme të ditës së enjte, pasi huadhënësi i dytë më i madh i Zvicrës, Credit Suisse, tha se do të marrë hua deri në 50 miliardë CHF (54 miliardë dollarë), nga banka qendrore zvicerane dhe do të blinte rreth 3 miliardë CHF të borxhit të saj, në një përpjekje për të rritur likuiditet dhe për të qetësuar investitorët. / Financial Times

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat