18.5 C
Tirana
Friday, May 1, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAutoriteti i Konkurrencës e konsideron të rregullt marrëveshjen e shkëmbimit të informacionit...

Autoriteti i Konkurrencës e konsideron të rregullt marrëveshjen e shkëmbimit të informacionit për sigurimin TPL

Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar marrëveshjen e bashkëpunimit “Ndërmjet palëve të tregut të sigurimeve mbi shkëmbimin e informacionit për tregun e sigurimit të detyrueshëm të pronarit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”, duke e vlerësuar në përputhje me Ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe me udhëzimin e Autoritetit të Konkurrencës “Për vlerësimin e marrëveshjeve horizontale”.

Qëllimi i marrëveshjes së përgatitur dhe paraqitur për vlerësim nga Byroja Shqiptare e Sigurimit është jetë shkëmbimi i informacioneve mes palëve në marrëveshje për mbulimin e rreziqeve të policave të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta MTPL e brendshme për vendosjen e standardeve në drejtim të sigurimit të mosfalsifikimit të policave të sigurimit MTPL e brendshme, shqyrtimin e informacionit i cili mund të përfshije disa llogaritje statistikore duke lejuar llogaritjen e kostos mesatare të mbulimit të një rreziku specifik në të shkuarën ose për siguracionin e jetës, tabelat e normave të vdekshmërisë apo të frekuencës së sëmundjeve, aksidentet dhe invaliditeti, ose të tjera të lidhura me MTPL, të cilat bëjnë të mundur përmirësimin e njohurive mbi rreziqet dhe lehtëson vlerësimin e rreziqeve për kompanitë individuale, duke mos penguar në asnjë rast konkurrencën mes palëve.

Për të rritur transparencën dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe respektimin e primit të depozituar në AMF, nga të gjitha palët, shoqëritë e sigurimit nënshkruese të kësaj marrëveshje pranojnë që për çdo policë sigurimi të lëshuar të evidentohen qartë elementet identifikues të secilit operator, logo, nr. serial, nënshkrimin e operatorit dhe kodin e AMF-së, si dhe arkëtimin në kohe reale të primit të sigurimit.

Këto specifikime në rast zbatimi korrekt në praktikë, bëjnë të mundur mosfalsifikimin e primeve të miratuara nga AMF, duke mos cenuar në këtë mënyrë për asnjë moment konkurrencën e lirë në treg si dhe duke i dhënë mundësi klientëve të zgjedhin lirisht dhe në çdo moment të sigurohen në atë shoqëri sigurimi që dëshirojnë duke mos favorizuar në asnjë moment asnjë nga palët e kësaj marrëveshjeje.

Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se marrëveshja synon shkëmbimin е informacionit vetëm për qëllime statistikore dhe historike mbi tregun MTPL, që lidhet me analizën e riskut, llogaritjet e kostos mesatare të mbulimit të një rreziku të kaluar, të dhënat mbi aksidentet, vdekshmërinë dhe invaliditetin, si dhe çdo informacion tjetër statistikore i ngjashëm që lidhet me natyrën e produktit MTPL.

Sipas vlerësimit të AK, marrëveshja nuk përmban dispozita që krijojnë detyrime apo koordinim në përcaktimin e çmimeve/primeve, kushteve të shitjes apo ndarjes së klientëve dhe parashikon ndalimin e shkëmbimit të të dhënave të ndjeshme konkurruese.

“Për rrjedhojë, marrëveshja nuk paraqet kufizim të konkurrencës. Vlerësuar në këndvështrimin e efekteve potenciale mbi tregun, shkëmbimi i informacionit në formën e përshkruar nuk bën të mundur koordinimin e sjelljes së palëve në treg ose unifikimin e primeve.

Ky shkëmbim synon përmirësimin e njohurive dhe vlerësimin e riskut nga secila shoqëri sigurimi, pa krijuar një koordinim të sjelljes dhe pa kufizuar konkurrencën në treg. Për këtë arsye, sipas këtij institucioni, marrëveshja nuk gjeneron efekte të pritshme kufizuese mbi konkurrencën,” thuhet në vendim.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat