10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAutobusi përplaset me kamionin dhe veturën, 30 të plagosur në Kosovë

Autobusi përplaset me kamionin dhe veturën, 30 të plagosur në Kosovë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Vragoli të Kosovës, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 30 persona.

Lajmi konfirmohet nga policia e Kosovës, sipas të cilës, në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.

Ndërkohë, njoftohet se të lënduarit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime”.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat