Gjiganti i sigurimeve “Allstate” deklaroi se, pavarësisht përmirësimeve të ndjeshme në fitimet nga sigurimet auto, nuk do të ndjekë një strategji uljeje agresive të çmimeve.
CEO Tom Uillson i “Allstate”, për Global Insurance, theksoi se tregu mbetet racional dhe se kompanitë po fokusohet në ruajtjen e rritjes së qëndrueshme, jo në rritjen e vëllimit përmes uljes së tarifave.
Pas një periudhe rritjeje të fortë të çmimeve për të përballuar humbjet nga dëmet e larta, Allstate raportoi një fitim prej 1.8 miliardë dollarësh për vitin 2024 në segmentin e automjeteve.
Në këtë mënyrë ata përmbysën humbjet e vitit të mëparshëm.
Në tremujorin e parë të 2025-ës, të ardhurat nga nënshkrimi u rritën me 132%, ndërsa raporti i kombinuar u përmirësua ndjeshëm.
“Allstate” beson se kjo qasje e balancuar do të ruajë fitimin pa sakrifikuar cilësinë apo qëndrueshmërinë.




