26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaA e dini se në dimër flemë më shumë? Studimi nxjerr të...

A e dini se në dimër flemë më shumë? Studimi nxjerr të pa thënat për ëndrrat

Ndryshimet e temperaturës dhe dritës së ditës që sjell dimri rezultojnë që njerëzit të flenë më shumë në përgjithësi dhe në veçanti në fazën REM ku ata ëndërrojnë, sipas një studimi të ri shkencor gjerman.

Studiuesit nga Universiteti Mjekësor Charite dhe Klinika e Gjumit të Spitalit St. Hedwig në Berlin, zbuluan se koha totale e gjumit ishte mesatarisht rreth një orë më e gjatë në dimër sesa në verë.

Gjithashtu, koha e gjumit në fazën REM (Rapid Eye Movement), kur njerëzit priren të shohin ëndrra të gjalla, u zbulua se ishte 30 minuta më e gjatë në dimër sesa në verë.

Gjumi normal fillon me fazat e njëpasnjëshme të gjumit jo-REM të ndjekura nga periudha të gjumit REM zakonisht me pushime në mes.

“Sezonaliteti është i përhapur në çdo gjallesë në këtë planet. Studimi ynë tregon se arkitektura e gjumit të njeriut ndryshon ndjeshëm nga sezoni në sezon në një popullatë të rritur duke jetuar në një mjedis urban. 

Në përgjithësi, shoqëritë duhet t’i përshtatin sezonit zakonet e tyre të gjumit, duke përfshirë kohëzgjatjen dhe orarin e tyre, duke përfshirë rregullimin e orarit të shkollës dhe të punës për të përmbushur nevojat e gjumit të çdo sezoni”, tha Kuntz.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat