5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasen dy makina në Pogradec, plagoset pasagjerja, niset me urgjencë drejt Tiranës

Përplasen dy makina në Pogradec, plagoset pasagjerja, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memëlisht.

Në aksident, sipas Policisë, janë përfshirë një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin G. B., 25 vjeç, dhe një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., 40 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen”, shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

LEXO EDHEShëndet, shtëpi, makinë/ SIGAL UNIQA, kompania më e besuar dhe që paguan më shumë dëme

Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar edhe nga emisionet investigative në televizione të ndryshme, janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve.

Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në spitale apo pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme. Ata trumbetojnë se ‘gjoja’ kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata i detyrojnë kompanitë që të paguajnë. Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës. Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.

Për këtë arsye, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria Z. Avni Ponari, në një intervistë televizive gjeti edhe një herë mundësinë që ti drejtohej qytetarëve me një apel shumë të qartë: “drejtohuni te kompanitë e sigurimeve, shmangni avoketërit apo ndërmjetësit”.

“Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe.

Të gjithë njerëzve ua them me shumë sinqeritet. Shkoni në kompanitë e sigurimeve. Nëse kompania nuk ju paguan brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentar, që është maksimumi tre muaj, atëherë drejtohu gjykatës”, u shpreh z. Ponari.

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat