Mesditën e djeshme, një zjarr i madh ka dalë jashtë kontrollit në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë.
Një person ka dashur të ndjekë ca mbeturina dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Ndërkohë janë rrezikuar edhe banesat aty afër.
Në vendngjarje mbërritën dy zjarrfikëset e Kavajës për shuarjen e zjarrit, ndërsa në ndihmë kanë shkuar edhe ato të Rrogozhinës.
Pse nevojitet Sigurimi i Pronës?
Askush nuk mendon se do të preket nga një zjarr derisa të ndodhë. Edhe pse mund të keni ndërmarrë çdo hap për të siguruar biznesin apo shtëpinë, nuk duhet të neglizhoni mundësinë e aksidenteve nga zjarri.
Një aksident në kuzhinë me bombolën e gazit, tension i lartë elektrik, pajisje me defekt, zjarrvënie të qëllimshme, apo zjarre natyrore, e bëjnë të domosdoshme pajisjen me Policën e Sigurimit nga Zjarri, e cila ju mbulon dëmet financiare që lenë flakët pas.
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,
- Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji
Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.