1- Në vitin 2008 Cikloni Nargis shkaktoi katastrofën më të madhe të histories të Myanmar (Burma, e cila njihet si Republika e Bashkuar e Mayanmar, në Jug-Lindje të Azisë), duke vrarë rreth 146,000 njerëz, shkatërruar më shumë se 700 mijë shtëpi, shkatërruar pjesën më të madhe të tokave pjellore, dhe me dëme materiale rreth 10 miliardë$. Kjo katastrofë, e cilësuar si e katërta më e madhe e shekullit XXI, nuk ishte e siguruar, për shkak të vendodhjes gjeografi ke dhe izolimit të këtij rajoni.
Sipas informacioneve të “Insurance Journal”, e cila citon zyrtarë të Manaxhimit Kombëtar dhe Zgjidhjeve të Risqeve nga Katastrofat Natyrore, kompanitë e mëdha të sigurimeve nëpër botë nuk e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre në këtë rajon, për këtë shkak të gjitha dëmet e shkaktuara nga cikloni u dëmshpërblyen në një masë të madhe nga fondet shtetërore, ndërsa një pjesë tjetër nga fondet humanitare të dhëna nga shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.
Shuma të konsiderueshme ofruan Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, përkatësisht 187 milionë Dollarë dhe 58 milionë Dollarë. Katastrofa të tilla natyrore duhet të jenë një këmbanë për të ftuar dhe për tu hapur rrugën industrisë globale të sigurimeve që të investojnë në vendin tonë, pasi katastrofa me të tilla përmasa ekonomia e vendit tonë nuk mundet ti përballojë kurrësesi”, -do të deklaronte në atë kohë, Domenico Del Re, Manaxher i Risk Management Solutions.
2 – Tërmeti Gujarat tronditi tokën më 16 Janar 2001 dhe pikërisht në ditën e Republikës Indiane. Lëkundja rreth 7.7 e shkallës Rihter zgjati pothuajse 2 minuta.Tërmeti vrau rreth 2,000 njerëz, plagosi 167,000 të tjerë dhe shkatërroi rreth 400,000 shtëpi.
Ky rast është i ngjashëm me Ciklonin Nargis, nga pikëpamja e sigurimit të katstrofave. Pasi edhe në Indi industria e sigurimeve është pak e zhvilluar, për pasojë dëmet nga tërmeti Guajarat u paguan pjesërisht nga shtete të tjera dhe nga donacione të ndryshme nga organizata ndërkombëtare. Në Indi, edhe pse është vendi i cili preket më shumë nga katastrofat natyrore, shteti nuk ka bërë asnjë përpjekje për të bërë sigurimin e katastrofave. Nga ana tjetër kompanitë vendase të sigurimeve, duke marrë parasysh riskun e madh më të cilin do të përballen, kanë vendosur prime të larta për sigurimin e banesva nga katastrofat natyrore, 400 Rupee Indianë në vit për zonën e dytë më pak të rrezikuar dhe 1000 Rupee Indiane për zonat që kategorizohen si më të riskuarat. Këto çmime janë të papërballueshme për popullsinë atje, ndaj dhe niveli i sigurimeve në këtë zonë është tepër i ulët.
3 – Vala e nxehtë e Europës 2003 është vera më e nxehtë që Europa ka përjetuar ndonjëherë në 500 vitet e fundit të njerëzimit. Shtetet që u prekën ishin Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Hollanda, Italia, Zvicra, Britania e Madhe dhe Irlanda. Në të gjithë Europën humbën jetën rreth 35 mijë persona, ndërsa shteti që u godit më shumë ishte Franca, me rreth 14,802 të vdekur nga i nxehti, pasi në disa qytete të saj temperaturat arritën rekordin e shënuar ndonjëherë
në historinë e njerëzimit në tokë, me 99 gradë celcius, ndërsa Gjermania arriti shifrën rekord të temperatures mbi 100 gradë celcius në qytetin e Fahrenheit, më datë 10 gusht 2003. Dëmet ishin katastrofale, duke marrë parasysh se sa jetë njerëzish humbën, ndërsa dëmet materiale në pyje, ferma dhe bagëti u numëruan 15 miliardë Dollarë. Pjesa më e madhe e dëmeve u paguan nga kompanitë e sigurimeve, ndërsa pjesa tjetër ngafondet e posaçme shtetërore dhe nga ndihmat humanitare të akorduara nga shtetet e paprekura nga kjo katastrofë natyrore.
4 – Tërmeti Sichuan, i 12 majit të vitit 2008 është konsideruar si tërmeti me më shumë vdekje në historinë e Kinës, duke vrarë 69,197 persona, ndërsa rreth 11 milionë të tjerë mbetën pa strehë. Lëkundja kishte nje shkalle 8.0 dhe u regjistruan nga 64 në 104 dridhje të mëtejshme në 72 orët në vazhdim. Grupi më i madh i viktimave u përkistë studentëve, me rreth 20 mijë të vdekur, në rreth 7 mijë shkolla të shkatërruara. Dëmtime të mëdha pësoi dhe agrikultura si dhe me miliona bagëti ngordhën dhe 12.5 milionë kafshë gjithashtu u numëruan të ngordhura. 2.5 milionë shtëpi u shkatërruan totalisht ndërsa miliona të tjera pësuan dëmtime të pjesshme. 146.5 miliardë Dollarë u shpenzuan në tre vitet që pasuan për të rikuperuar dëmet, ndërsa dëmi që ndikoi direkt në ekonominë e vendit u përllogarit 125.6 miliardë Dollarë. Nga i gjithë ky dëm vetëm 3% e dëmit total u pagua nga industria e sigurimeve, pasi vetëm një pjesë e vogël ishte siguruar. Gjigandit britanik të sigurimeve, Lloyd’s of London i kushtoi 0.366 miliardë dolllarë kjo ngjarje e rëndë.
5 – Tërmeti Kshmir, në rajonin ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, në vitin 2005 me magnitude 7.6 të shkallës Rihter, ishte I njëjtë me tërmetin e vitit 1906 në San Francisko. Rreth 86 mijë persona humbën jetën në Pakistan dhe 1350 të tjerë në territorin e Indisë. Mbi 4 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi, rreth 10 mijë shkolla u shkatërruan së bashku me qindra-mijëra ndërtesa të tjera, përfshirë edhe zyra të qeverisë. As spitalet, urat dhe rrugët nuk i shpëtuan shkatërimit nga tërmeti. Kombet e Bashkuara bënë thirrje për të mbledhur ndihmat e para të emergjencës, të cilat nevojiteshin në shumë 55 milionë Dollarë për të shpëtuar të prekurit nga katastrofa, por nga donacionet u mblodhën vetëm 130 milionë
Dollarë. Më vonë edhe shumë shtete u solidarizuan dhe ndihmuan banorët e Kshmirit, që i mbijetuan tërmetit shkatërrues. Ndihmat e ardhur nga e gjithë bota u llogarit në 5.4 miliardë$. Edhe industrisë sësigurimeve, kjo katastrofë I kushtoi shtrenjtë. Gjigandi gjerman i sigurimeve, pagoi 30 miliardë dollar dëmshpërblime.
6 – Fatkeqësia më e shtrenjtë natyrore në njëzet vjetët e kaluar ka qenë tërmeti “Tohoku” në Japoni, më 11 mars 2011, i cili shkaktoi cunamin shkatërrues, ku më se 20 mijë njerëz humbën jetën, si dhe shkaktoi avari në centralin nuklear “Fukushima”. Banka Botërore i përllogariti dëmet në 234 miliardë $, duke u bërë katastrofa natyrore më e kushtueshme në historinë e botës, nga të cilat 40 miliardë u paguan nga industria e sigurimeve: 1.5 miliardë dollarë u paguan nga Munich Re, 516 milionë Paundë u paguan nga gjigandi britanik i sigurimeve, Lloyd’s of London, ndërsa pjesa tjetër nga kompani të tjera. Pjesa e mbetur e dëmeve u pagua nga shteti Japonez, nga donacione të ardhura nga shtetet e tjera si dhe nga organizata humanitare ndërkombëtare.
7 – Një nga fatkeqësinë më të kushtueshme natyrore, renditet edhe tërmeti në Japoni më 17 janar 1995, kur në rajonin e qytetit Kobe humbën jetën 6.000 persona dhe u plagosën 30 mijë të tjerë. 150 mijë ndërtesa u shkatërruan plotësisht dhe mbi 300 mijë persona mbetën pa strehë. U shkaktua dëm material në vlerë prej 100 miliardë Dollarësh, nga të cilat 3 miliardë Dollarë u dëmshpërblyen nga industria e sigurimeve.
8 – Uragani “Sandy ” i cili u mori jetën më shumë se 60 personave në SHBA më 2012, sipas vlerësimeve shkaktoi dëme midis 30 dhe 50 miliardë Dollarësh. Për shkak të rrezikut nga katastrofa, janë evakuuar më shumë se 400.000 persona dhe është ndërprerë aktiviteti ekonomik në pjesët lindore të SHBA-së. Zyrich Insurance Group dëmshpërbleu 700 milionë dollarë, ndërsa gjigandi zvicerian i sigurimeve, Munich Re, dëmshpërbleu 25 miliardë Dollarë.
9 – Katastrofa e katërt më e kushtueshme natyrore në çerekun e fundit të shekullit në SHBA ka qenë tërmeti Northridge, i cili përfshiu Los Angeles më 17 janar 1994, në të cilin humbën jetën 60 njerëz, ndërkaq 10.000 të tjerë u lënduan. Përmasat e dëmit material vlerësohen në rreth 44 miliardë Dollarë. Nga përllogaritjet e kompanive të sigurimeve rezultoi se 29 % e personave të dëmtuar në Kaliforni posedonin sigurimin e shtëpisë. Industrisë së sigurimeve, tërmeti Northridge u kushtoi 15.3 miliardë Dollarë në vitin 1994, e barabartë me 24 miliardë Dollarë në vitin 2013.
10 – Tërmeti shkatërrimtar I cili nuk mbahet në mend deri në atë kohë në Kili, më 27 shkurt 2010, ka vrarë 560 njerëz dhe ka shkaktuar dëm prej 30 miliardë Dollarësh, për shkak të rrëzimit të ndërtesave dhe urave, ndërprerjes së rrymës elektrike dhe të linjave telefonike. Dëmet e shkaktuara u përllogaritën në rreth 30 miliardë Dollarë, nga të cilat 8 miliardë Dollarë u paguan nga kompanitë e sigurimeve, pjesa më e madhe nga Munich Re.
11 – Uragani “Ike” i cili goditi SHBA-të, Kubën dhe Haitin, fi lloi më 12 shtator 2008 dhe përllogaritet të ketë vrarë 80 persona në territorin e Amerikës Veriore si dhe ka shkaktuar dëm material më shumë se 30 miliardë Dollarësh. Kjo ngjarje i kushtoi industrisë së sigurimeve rreth 12 miliardë Dollarë.
12 – Dalja nga shtrati e lumit Yangtze, në vitin 1988, ka shkaktuar përmbytje që nuk mbahen në mend në tërë Kinën, në të cilat kanë humbur jetën më shumë se 3.600 persona. Në total nga kjo përmbytje, e dyta për nga pasojat e rënda në Kinë që prej 150 vitesh, u prekën 240 milionë njerëz, u shkatërruan totalisht 5 milionë shtëpi dhe u dëmtuan pjesërisht 12 milionë të tjera. Dëmet e shkaktura nga kjo katastrofë u përllogarit në 20 miliardë Dollarë, prej të cilave rreth gjysma u paguan nga kompanitë e sigurimeve.
13 – Fatkeqësia më e madhe natyrore në Francë ka ngjarë me rastin e shtrëngatave të cilat në dhjetor 1999 goditën njëkohësisht edhe Zvicrën, Danimarkën dhe Gjermaninë. Me atë rast vetëm në Francë kanë humbur jetën 90 persona dhe është shkaktuar dëmi prej 13 miliardë Eurosh, nga të cilat 6 miliardë Euro u dëmshpërblyen nga kompanitë e sigurimeve.