Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Lezhë-Milot.
Në përpjekje për të kaluar rrugën, një këmbësore është përplasur nga një automjet tip Benz.
E dëmtuara është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili ka aksidentuar një të mitur duke drejtuar automjetin e tij.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë D.Sh, 20 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar.
11-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n