15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetItalia lehtëson masat, nga 1 maji "lamtumirë" Green Pass

Italia lehtëson masat, nga 1 maji “lamtumirë” Green Pass

Italia ecën me shpejtësi drejt lehtësimit të masave anti Covid.

Sipas vendimit të qeverisë, në maj përfundon detyrimi i “Green Pass”.

Sipas asaj që raporton Ansa, mëngjesin e sotëm u vendos që të ruhet detyrimi për paraqitjen e certifikatës së gjelbër në disa zona deri më 30 prill. Ndërsa nga maji nuk do të jetë më i nevojshëm paraqitja e tij.

Regjimi aktual për detyrimin e maskave, i parashikuar në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë edhe shkollat, do të qëndrojë në fuqi deri më 30 prill.

Vendimet

Rregullat për mbajtjen e maskave mbeten të pandryshuara deri më 30 prill.

Nga muaji prill skadon edhe detyrimi super jeshil në vendin e punës për mbi 50 vjeç.Atyre që kanë tejkaluar këtë prag moshe, për të cilin në përgjithësi detyrimi do të mbetej në fuqi, duhet të kërkojnë në vendin e punës vetëm certifikatën bazë.

Kapaciteti i stadiumeve do të kthehet në 100% nga 1 Prilli dhe do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për t’u aksesuar. Ndërsa detyrimi i vaksinimit mbetet në fuqi deri në fund të vitit për personelin shëndetësor.

Italia nuk do të jetë më në gjendje emergjente për Covid-in dhe për rrjedhojë do të skadojë struktura e komisionerit të jashtëzakonshëm. Në vend të tyre duhet të krijohet një njësi operative ad-hoc pranë Ministrisë së Shëndetësisë për të shoqëruar periudhën tranzitore dhe për të përfunduar fushatën e vaksinimit. /Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat