15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDhjetëra të vdekur në rrugën Thumanë-Tapizë, eksperti: Shkak i aksidenteve parakalimi i...

Dhjetëra të vdekur në rrugën Thumanë-Tapizë, eksperti: Shkak i aksidenteve parakalimi i gabuar

Nga Thumana deri tek Ura e Tapizës, pjesë e aksit rrugor që lidh Tiranën me Fushë Krujën dhe Milotin janë jo më shumë se 16 kilometra. Ky aks, prej vitesh konsiderohet nga policia njollë e zezë e aksidenteve rrugore.

Rruga cilësohet e tillë edhe nga banorët e zonës, të detyruar të lëvizin çdo ditë mes trafikut dhe shpejtësisë së makinave.

“Këtu është kot! Çfarë me gjyku? Këtu është vdekje, është aks i vdekjes! Rruga e vdekjes kjo është, nga Tapiza deri në Thumanë. Kjo na merr në qafë të gjithëve, kalamajtë. Këtu nuk ka asnjë gjë. Këtu është shtet kot. Aksi është me probleme, shpejtësia është në maksimum. Edhe aksidenti që ndodhi këto ditë për faj të shpejtësisë ishte. Edhe sinjalizim nuk ka”, thonë banorët.

Pranë kryqëzimit të Gramzës, kur sapo kishte kaluar mesnata e 6 marsit u përplasën dy automjete, si pasojë humbën jetën 5 të rinj.

Fiks në të njëjtin vend, dy vite më parë nga një përplasje fatale humbën jetën katër persona. Në gjatësinë e rrugës të zë syri lapidarë që kujtojnë edhe viktima të tjera nga aksidentet. Por, çfarë thonë ekspertët e sigurisë rrugore?

Në intervistë për Report Tv, Artur Sulçe tha se në këtë aks nacional me trafik të rënduar parakalimet e gabuara janë problemi kryesor.

“Në çdo kohë kjo ka një numër të madh mjetesh që lëvizin në këtë kategori rruge. Niveli i shërbimit të saj është i ulët, duke pasur parasysh edhe kulturën e vogël të përdoruesve të kësaj rruge. Në moment të caktuara përdoruesi i rrugës duke lëvizur me një shpejtësi të vogël, ndërkohë që shpejtësia maksimale është 80 km në orë, ndërhynë dhe hynë në parakalime të gabuara. Ato sjellin këto aksidente kaq të rënda”, thotë Sulçe.

Situata përkeqësohet sidomos gjatë orëve të natës, ku mungon ndriçimi.

“Në kushtet e errësirës ka edhe një vështirësi tjetër të madhe. Fakti që është një rrugë me dy korsi, dritat ndërfutet tek njëri-tjetri dhe përplasja ndodh në pak sekonda, nga dy deri në katër”, vijon eksperti.

Zgjerimi i rrugës, vendosja e sinjalistikës dhe mbikalimet në zonë të populluar janë zgjidhje sipas ekspertit.

“E vetmja zgjidhje është ndërtimi sipas standardeve të rrugës. Zgjatimi nga ku përfundon autostrada e Laçit deri në Tapizë. Kjo lloj rruge nuk ka kosto shumë të madhe, kërkon pak investim për zgjerim që problemi të përmbyllet përfundimisht”, përfundon eksperti Artur Sulçe.

LEXO EDHEJanar-Shkurt 2022/ 217 aksidente rrugore, 32 viktima dhe 263 të plagosur

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Shqipërinë të 8-tën përsa i përket humbjes së jetëve njerëzore në ngjarjet rrugore.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke  zënë 25,2%  të  numrit  të  aksidenteve  gjithsej. Në 15,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara

PËRSE DUHET TË SIGUROHEMI?

Aksidentet ndodhin! Ne jemi thjesht njerëzorë dhe pavarësisht nëse ndërmarrim masat e domosdoshëm për parandalimin e tyre, shpesh aksidentet përfundojnë në padi nga ana e palëve të dëmtuara, duke cënuar seriozisht financat e çdo qytetari.

Mbulimi i përgjegjësisë tuaj në rast aksidenti ndaj palëve të treta ju garanton mbrojtjen fianciare që përndryshe do të duhet ta paguani nga xhepi juaj.

Siguracioni ju mbron duke ju ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material, pasuror, shëndetësor nga dëmtimet trupore apo përkeqësimin e shëndetit apo edhe në rast humbje jete në varësi të sigurimit që ju do keni zgjidhur në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja specifike.

Mos prit, Merr masat! Siguro veten dhe të tjerët. Koha është tani!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat