15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRekord kreditimi edhe në janar/ 158 mln euro hua e re, shifra...

Rekord kreditimi edhe në janar/ 158 mln euro hua e re, shifra më e lartë në 7 vitet e fundit

Kreditë e reja gjatë muajit janar kanë prekur shifrën e 19.2 miliardë lekëve, ose rreth 158 milionë euro, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me kreditimin e sektorit bankar.

Krahasuar me muajin paraardhës, pra dhjetorin e vitit të kaluar, kur fiksohej në rreth 41.2 miliardë lekë, shifra është në rënie të ndjeshme, por është efekt sezonal. Muaji i fundit i vitit karakteriozhet nga një tendencë e lartë në kreditim, ndërkohë që krej e kundërta ndodh me muajin e parë të vitit.

Madje, shifrat tregojnë gjithashtu se shifra e janarit për flukset e kredive të reja është më e larta në 7 vitet e fundit, kur edhe të dhënat janë publike nga Banka e Shqipërisë.

LEXO EDHE: Lidere në treg/ Shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA-s automjetin, pronën e shëndetin. Dëme të paguara si asnjë tjetër

Sa i përket sektorit privat, huatë e reja gjatë janarit fiksohen në 10.9 miliardë lekë, nga rreth 26 miliardë lekë që ishin në dhjetor, por që është sërish efekt sezonal. Shifra e janarit të këtij viti rezulton mbi atë të janarit të vitit 2021 dhe atë të janarit 2020, por më e ulët se viti 2019.

Ndërkohë, sa i përket individëve, huatë e reja gjatë janarit fiksohen në 4.9 miliardë lekë, që është shifra më e lartë në 7 vitet e fundit, që kur Banka e Shqipërisë i ka publike këta indikatorë.

Sa i përket kredive të reja për blerje banese nga individët ndërkohë, gjatë janarit ato fiksohen në 1.43 miliard lekë për ato në monedhën vendase, si dhe në rreth 1 miliard lekë për ato në euro. Në të dyja rastet, në terma sezonalë, bëhet fjalë për shifrën më të lartë në 7 vitet e fundit.

LEXO EDHE11-mujori 2021/ Sigurimi i jetës së debitorit, kontrata rritje me 21%. SIGAL LIFE në krye

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat