Nga Brooke Harrington
Çfarë duhet të bëjmë që të bindim njerëzit që të vaksinohen, ose që vazhdojnë të mohojnë se Covid është i vërtetë?
Ndërsa varianti Delta po përhapet kudo, madje disa e kanë cilësuar ‘pandemia e të pavaksinuarve “, pasiguria për tu vaksinuar i ka lënë vendin zemërimit dhe dëshpërimit. Kjo u ilustrua nga reagimi i fundit publik ndaj një videoje që u bë virale në të cilën një burrë nga Luiziana i shtruar në spital për Covid, tha se për të ishte më mirë të qëndronte në spital se sa të vaksinohej.
Ishte hera e parë që shumë prej nesh konstatuan një fenomen të tillë të çuditshëm për të cilin punonjësit e kujdesit shëndetësor na kanë treguar që nga viti i kaluar: pacientët që mohojnë realitetet e virusit edhe kur ata sëmuren dhe vdesin prej tij.
Ndërsa Leo Tolstoy pyeti rreth një problemi tjetër në dukje të pashpresë – çfarë duhet të bëjmë për të trajtuar varfërinë?” Ne sot kemi disa përgjigje.
Në vitin 1952, sociologu Erving Goffman analizoi artin e mashtrimit në një analizë të rëndësishme. Për të kuptuar fenomenin, ai identifikoi një grup personazhesh: së pari, “operatori”, i cili kryen mashtrimin; së dyti, “shenja”, objektivi i mashtrimit; dhe së treti, një aleat i mashtruesit që përpiqet të ngushëllojë viktimën pas mashtrimit.
Goffman vuri re se të gjitha “shenjat” na tregojnë se ne jemi mashtruar por ata kurrë nuk ankohen ose raportojnë krimin tek autoritetet.
Pse? Sepse sipas Goffman, të pranosh që je mashtruar është e turpshme saqë “shenjat” e përjetojnë atë si një lloj vdekjeje shoqërore – fundi i dhimbshëm i një prej roleve të shumta që ne të gjithë luajmë në këtë botë.
Në vend të kësaj, shumë “shenja” thjesht mohojnë mashtrimin. Kjo “mbron” krenarinë e tyre por lejon që mashtruesi të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë duke futur në kurth të tjerët. Duke i dhënë përparësi imazhit të tyre për veten mbi të mirën e përbashkët, “shenjat” bëjnë një zgjedhje frikacake, egoiste. Goffman nuk ngurron ta quajë këtë si një “dështim moral”.
Në vitin 2021, ky “dështim moral” merr formën e personave që mohojnë se ekziston pandemia dhe ata që janë skeptikë ndaj vaksinave “ulërasin” nga shtretërit e spitaleve: ata kanë zgjedhur të shpëtojnë fytyrën e tyre sesa të shpëtojnë jetën e njerëzve të tjerë.
Ata mund ta bëjnë këtë duke thënë të vërtetën dhe duke ekspozuar mashtrimin, duke thënë: “Covid është i vërtetë, vaksinohu.” Disa po . Por shumica nuk e bëjnë. Është e vështirë të mos arrish në përfundimin se disa po bëjnë një zgjedhje të vetëdijshme për të mbrojtur veten në kurriz të pjesës tjetër.
Puna e Goffman sugjeron dy strategji paralele për t’u marrë me njerëzit që besojnë idetë e rreme. E para është t’i lini ata të përjetojnë turpin e asaj që ai e quan “vdekje shoqërore”.
Por e dyta, dhe ndoshta më produktivja, është identifikimi i “aleatëve”.
Shumica prej nesh kujdeset për statusin dhe “fytyrën” brenda bashkësive të veçanta që kanë rëndësi për ne, atë që dy sociologë të tjerë të mesit të shekullit të 20-të, Herbert Hyman dhe Robert Merton, e quajtën ” grupe referimi”.
Të gjithë i përkasin grupeve të shumta, përfshirë familjet e tyre, lagjet, shkollat dhe vendet e punës dhe përkatësitë e tyre politike. Personat që nuk besojnë në ekzistencën e Covid dhe të vaksinave janë njësoj si të gjithë të tjerët në këtë drejtim: ata nuk dëshirojnë të dinë të vërtetën ose nuk kërkojnë informacion nga të gjithë .
Kjo është arsyeja pse qasjet “respektoni” dhe “bashkohuni me ta” nuk kanë funksionuar dhe nuk do të ndryshojnë asgjë. Respekti, turpi dhe ndjeshmëria kanë vlerë dhe ndikim vetëm në rrjete të sociale; gjithashtu, me besueshmërinë e informacionit.
Brenda atyre grupeve, ne mund të përcaktojmë anëtarët që kanë më shumë ndikim që mund të bindin personat të vaksinohen kundër Covid. Ne mund t’u dërgojmë mesazhe atyre duke u ofruar mbështetje, pavarësisht nëse kjo do të thotë të ndash të njëjtin vendlindje, ose të praktikosh të njëjtin besim.
Ne duhet ti mbështesim dhe ti vërtetojmë të kundërtën e dyshimeve rreth Covid. shumica e mediave mund të mos kenë audiencë prej miliona shikuesish, por megjithatë ata kanë potencialin për të vepruar si “aleatë” – si online ashtu edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Sa më i fuqishëm statusi i tyre brenda grupeve, aq më shumë ndikim do të kenë ata tek skeptikët, ndoshta duke u mundësuar atyre që të vaksinohen si pjesa tjetër e popullsisë, ose të paktën t’i parandalojnë që të rrezikojnë pjesën tjetër.
The Guardian https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/aug/09/convince-anti-vaxxers