Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, e ftuar në EuroNews, teksa foli mbi skemën e pensioneve në vend, u shpreh se deri më tani janë bërë armine dhe jo një ndërhyrje e plotë.
“Kemi të njëjtën skemë që nga ’93 dhe deri më sot. Nuk është një skemë ku janë futur elementë të rinj. Tek reforma e fundit e pensioneve është një ndërhyrje ku janë bërë vetëm arnime”, u shpreh ajo.
Ajo nënvizoi se duhet të ndërhyhet për të ndryshuar skemën e pensioneve për të ardhmen, pasi shohim edhe një ulje të kontribuuesve dhe një rritje të numrit të pensionistëve.
“Kemi problemin e uljes së kontribuuesve, shkak emigracioni dhe ata që janë të padeklaruar. Nëse ne sot duhet të mendojmë për të ardhmen është koha që t’i japim një zgjidhje”, u shpreh ajo.
Lexo edhe: Pensionet thellojnë “borxhin”/ Eksperti: Të vendoset skema e detyrueshme e pensioneve private
Ndërsa eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha tha se 10% e popullsisë që del në pension janë tejkalojnë shumën maksimale të vendosur për pensionin.
“Nuk ka një përmirësim të krijuar në gropën e të ardhurave dhe shpenzimet. Rreth 10% e popullsisë që del në pension janë sipër tavanit të vendosur të pensionit. Kjo ka bërë që ato të ardhura që grumbullohen nga skema të tjera shkojnë për këtë kategori”, tha ai