11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZbulohen 3 raste me “Stealth Omicron” në Maqedoninë e Veriut

Zbulohen 3 raste me “Stealth Omicron” në Maqedoninë e Veriut

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë regjistruar tre raste me “Stealth Omicron”.

Sipas të dhënave nga Laboratori për Virusologji dhe Diagnostikë molekulare pranë Institutit për Shëndet Publik, me nënvariantin e ri të Omicronit të ashtuquajtur “Stealth” janë infektuar dy persona nga Shkupi dhe një nga Strumica.

Ministria e Shëndetësisë njofton se është bërë sekuencimi i 41 mostrave positive të SARS-CoV-2, prej të cilëve 35 kanë qenë infektime me “Omicron” kurse tek tre të tjerë me variantin “Stealth”.

Lexo edhe: Vaksinimi anti-COVID/ 41% e popullatës ka marrë dy doza; Shqipëria pas Kosovës dhe Malit të Zi

Në Maqedoninë e Veriut ende qarkullon varianti “Delta”, që është zbuluar tek tri mostra nga pacientët që kanë rezultuar pozitiv.

Kohë më parë OBSH-ja njoftoi se “Stealth Omicron” është zbuluar në 57 vende.

Para disa ditësh ky variant u zbuluar në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi.

Sipas simptomave, ky variant është më infektues dhe përhapet shpejt, por paraqitet më i lehtë klinikisht.

Lexo edhe: Frikë nga infektimet dhe masat e reja/ Çfarë përfitojnë punonjësit tuaj me siguracionin anti-COVID

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat