17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë cilat qytete u rrit më shumë kredia? Lezha e para, në...

Në cilat qytete u rrit më shumë kredia? Lezha e para, në Durrës ekonomia ka “ngecur”

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të përditësuara për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në lidhje me huatë sipas rretheve, për të kuptuar se ku është rritur më shumë dhe ku më pak kreditimi përgjatë vitit të kaluar.

Në vend të parë, me rritjen vjetore më të lartë, me plot 15.8% gjëjmë Lezhën. Huaja i referohet portofolit të kredisë si stok total dhe jo si hua e re.

Në vend të dytë ndjek Tirana, me një rritje vjetore të portofolit të kredisë prej 14.2%. Mesatarja ndërkohë fiksohet në 9.5%. Në vend të tretë në terma rritje vjetore të portofolit të kredisë renditet Fieri, me 11% rritje.

Ndërkohë, dy vendet e fundit, pra ato me rritjen më të vogël janë Durrësi dhe Shkodra, me nga 6.2%.

Po të shohim ndryshimin e portofolit të kredisë për individët me qëllim blerje banese vëmë re se renditja nuk ndryshon.

Lezha është në vend të parë, me një rritje prej 19.5%, ndjekur nga Tirana me 17.5% rritje dhe Fieri në vend të tretë me 11.8% rritje. Durrësi dhe Korça mbajnë dy vendet e fundit, me 6.2% dhe 7.6% respektivisht.

Nga ana tjetër, po të shohim vetëm portofolin e kredisë për biznesin gjatë vitit 2021, vëmë re se në tre qarqe është në rënie; Elbasan, Durrës dhe Fier. Në Elbasan rënia fiksohet në -7.9%, në Fier me -1%, ndërsa në Durrës me -0.04%. Rritja më e madhe ndërkohë vihet re në Shkodër me 10.3% dhe në Vlorë me 10%.
Sa i përket kryeqytetit, protofoli i kredisë për biznesin është rritur me 9.1% gjatë vitit të kaluar.

Lexo edhe: SONDAZHI/ SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, kompanitë e sigurimeve më të besuara tek shqiptarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat